Nën operacionin e koduar “Pensionisti i rremë”,  Policia e Dibrës ka proceduar penalisht pesë shtetas me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
 
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas nga fshatra të ndryshëm të Dibrës kanë përfituar pension të pamerituar për disa vite pasi kishin falsifikuar moshën dhe certifikatat e lindjes.

Të proceduar janë shtetasit A.P, F.A, H.D, Q.Ç, Sh.Z, ndërsa hetuesit kanë urdhëruar që këtyre shtetasve t’u sekuestrohen llogaritë bankare në të cilën merrnin pensionin. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)