Familja 2 vite në kontejner! Me burrin dhe vajzën sëmurë Angjelina Bregaj kërkon strehim...Bashkia Lezhë bën premtimin!

Dy vite pas tërmetit, asgjë nuk ka ndryshuar për familjen Bregaj në Torovicë të Lezhës. Banesa e tyre u shkatërrua plotësisht  dhe që prej asaj dite, 4 pjesëtarët e familjes jetojnë në kontejner.

Angjelina Bregaj, tregon se bashkëshorti i saj vuan nga epilepsia dhe nuk është në gjendje për punë, ndërsa vajza është me sindromën down.

"Kam burrin me epilepsi dhe vajzën me sindromën down,  po të kisha këta të dy shëndosh do t'i kisha përballuar, por kështu është shumë vështirë. Për dy vjet jam në kontejner duke ngrënë, pirë e e fjetur këtu. Unë asnjë shpresë nuk kam!", thotë ajo.

Kalimi i një tjetër dimri në kontejner është mjaft i vështirë për familjen Bregaj.

"Fillimisht kam qenë 2 muaj në një kompleks në Shëngjin, pastaj me qira, por u zhvendosa këtu, u ktheva në fshat sepse nuk mund t’i mbaj të sëmurët në pallat. Më sollën kontejnerin, dhe pastaj ma hoqën bonusin e qirasë. Bonusin tani e merr vjehrri se shtëpia që u shemb ishte në emër të tij, unë asnjë të ardhur s'kam vetëm pensionin e invaliditetit të familjarët e sëmurë. Unë 4 muaj jam rrugëve nëpër spitale, si me vajzën si me burrin. Unë s'di si do bëjmë kur të vijë dimri dhe i ftohti. Unë kërkoj të më bëjnë shtëpinë, një strehë për të sëmurët", rrëfen Angjelina.

Angjelina Bregaj shprehet se nuk përfiton bonusin e qirasë, ndaj Report Tv iu drejtua bashkisë së Lezhës. Nën/kryetari Ermal Pacaj shpjegon se bonusi i qirasë kalon në emër të Vatë Bregaj, që është vjehrri i Angjelinës dhe pronari me dokumente i shtëpisë që u shemb nga tërmeti.

"Familja Bregaj nga data 1 janar 2020 është përfshirë në skeme dhe merr ccdo muaj çdo muaj bonusin e qirasë. Është e vërtetë që fillimisht është asistuar me kontejner për të futur materialet dhe orenditë, ama është një familje që është shpallur përfituese për shtëpisë 3 +1 në bazë të certifikatës familjare dhe përfiton bonusin e qirasë", shprhet Pacaj.

I pyetur se kur do të ndërtohet shtëpia e re për familjen Bregaj nga Torovica e Lezhës, Pacaj shprehet: "Jemi ne fazën e prishjes së objekteve. Ne kemi 237 shtëpi individuale në gjithë Bashkinë e Lezhës që u dëmtuan nga tërmeti, ku deri tani kemi prishur 70 për qind të tyre. Nga fillimi i muajit dhjetor do të prishet shtëpia e familjes Bregaj dhe do të fillojë ndërtimi i shtëpisë re. Ata nuk kanë zgjedhur grantin për ta rindërtuar vetë banesën, por kanë zgjedhur ta rindërtojë qeveria shqiptare. Në certifikatën familjare janë mbi 5 anëtarë dhe sipas aktit normativ kësaj familje do t'i ndërtohet banesa 3+1. Brenda pranverës së vitit të ardhshme besojmë se do përfundojë banesa e tyre".

Bashkia Lezhë ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të, ku rreth 500 familje mbetën pa strehë. Deri tani janë shpërndarë 86 apartamente në qytet, ndërsa synohet që i gjithë procesi i rindërtimit pritet të përfundojë brenda 6 mujorit të parë të vitit 2022.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë