Familja akuzon hallën, në kërkim të Marteo Bejaj, humbur në vitin 2011

Vëllai i vetëm mes dy motrave dhe fëmija më i vogël i Elham dhe Arjana Bejaj rezulton i humbur që prej 8 vitesh. Një ngjarje e bujshme bërë publike edhe në media, për zhdukjen e Marteo Bejaj asokohe vetëm një 14-vjecar u fol gjatë. Një ditë para zhdukes, Marteo e kishte kaluar ditën në shtëpinë e hallës së tij Marjanës, e cila ndodhej 3 minuta larg nga banesa e prindërve. Edhe ditën e zhdukjes ai ka qenë në banesën e hallës së tij deri rreth orës 11 të paradites e më pas ka shkuar në shtëpinë e tij. Dy familjet nuk shkonin mirë mes tyre, ndërsa kishin konflikte pronësie por kjo gjë nuk e pengonte Marteon të shkonte atje. Ka qenë ora 16: 00, kur Marteo ka dalë si zakonisht për të luajtur me shokët. Këta të fundit pas zhdukjes së 14-vjecarit pohuan se me ta ai ka qëndruar vetëm gjysëm ore. Dëshmi të tjera të asaj dite ishin dhe nga të afërm të Marteos, të cilët e kanë parë atë deri orët e vona duke ecur i vetëm drejt fushës së sportit, me një celular Nokia në dorë. Momenti i fundit kur 14-vjecari u pa ishte ora 21:00, kur u përshëndet, me një djalë të fshatit i quajtur Gesti, i cili ka shtuar se Marteo po dilte nga fusha e sportit i vetëm. 
Ora 16: 00 ishte me shokët me të cilët qëndroi afro gjysëm ore…Ora 16:30 – 18:45-U nda nga shokët dhe u pa në fushën e sportit i vetëm. Ora 21:00-U përshëndet me një djalë me emrin Gesti, më pas nuk dihet asgjë për fatin e tij…

Cili ishte drejtimi që mori atë natë Marteo Bejaj ?

Në anën e majtë rruga të çon për në shtëpi dhe përgjatë atyre minutave, po vinte babai i Marteos. Ana e djathtë të çonte për në rrugën kryesore të fshatit e më pas në dalje të tij.  Babë e bir nuk u takuan, ndërsa Marteo u zhduk pa lënë asnjë gjurmë. Pas denoncimit në polici, prindërit e Marteo Bejaj akuzuan hallën e djalit si personin që ka dijeni mbi rrëmbimin apo vendndodhjen e tij.

Prej disa kohësh, të dy palët kishin një konflikt të hapur pronësie dhe dyshonin se ajo mund të kishte gisht në këtë ngjarje. Halla i ka hedhur poshtë këto akuza.

Oficerët e policisë kanë pohuar se nuk kanë prova të mjaftueshme për ta klasifikuar humbjen e Marteos si “rrëmbim personi” por nga ana tjetër nuk kanë ende asnjë pistë konkrete se çfarë mund të ketë ndodhur me të.

Në të kohë kur lajmi u bë public të gjithë deri në instatancat më të larta policore u anguzhuan publikisht se do ta gjenin Marteon, por që prej asaj nate të së shtunës së 16 korrikut 201, nuk pati asnjë shenjë jete nga Marteo Bejaj. 
Në emisonin ‘’Pa Gjurmë” në Report Tv u rikthye historia e humbjes së Marteo Bejajt.Ndërkohë që pas publikimit të fotos në emisionin ’Pa Gjurmë’ një dëshmitare nga Austria dha informacione të reja lidhur me Marteon.Emisioni ‘’Pa Gjurmë” në Report Tv vijon edhe sonte me këtë histori  në gjurmët e atij që sot është 22-vjeç, Marteo Bejaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së

Planet e administratës së re amerikane për reformimin e FBI-së