Familja Berisha, si ndryshoi
pasuria e Shkëlzenit e Argitës

Familja Berisha, si ndryshoi<br />pasuria e Shkëlzenit e Argitës
TIRANE - Deklarimi i pasurive nga VIP-at e shtetit shqiptar ofron rastin për opinionin që të njihet me mënyrën se si jetojnë ata, ç’të ardhura kanë dhe si kanë ndryshuar ato gjatë një viti.

Se sa të sakta janë këto deklarime, kjo u mbetet përsëri organeve shtetërore t’i zbulojnë. Por ajo që bie vazhdimisht në sy është "varfëria" e shumë prej drejtuesve të lartë të shtetit, që duket se kanë kryesisht të ardhurat nga pagat, që i mbajnë gjallë.

Kryeministri Sali dhe bashkëshortja Liri Berisha jetojnë me 1.666 euro në muaj, por zotërojnë një numër të konsiderueshëm llogarish bankare. Djali i kryeministrit banon me qira në fshat, pasi deklaroi një vit më parë 200 mijë euro të ardhura. Vajza Argita deklaron të ardhurat nga qiratë e apartamenteve që ka në pronësi.

Ministri Genc Ruli sipas deklarimeve, është më i pasuri ndër ministrat, ndërkohë që presidenti aktual Bujar Nishani ka përfitime nga qiratë, ashtu si dhe kryeparlamentarja Topalli. Kreu i PS-se Edi Rama i varfër mes deputetëve të pasur. 

Në shkrimin e plotë sot në gazetën Shqiptarja.com VERSIONI PDF mund të lexoni dhe për pasurinë e Ramës dhe pse OIldashi refuzon deklarimin.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!