Familja, betimi, Atdheu/ Rrëfimi i ‘spiunes’ shqiptare: Si më rekrutoi SHISH, stërvitja dhe misionet! Ka shumë gra dhe vajza

Familja, betimi, Atdheu/ Rrëfimi i ‘spiunes’ shqiptare: Si më rekrutoi SHISH, stërvitja dhe misionet! Ka shumë gra dhe vajza

Foto ilustruese dhe pjesë nga Raporti

‘Si u bëra agjente e SHISH’, rrëfimi i një prej agjenteve të Shërbimit Informativ Shqiptar është publikuar në raportin e këtij institucioni për vitin 2021. Agjentja tregon se si u rekrutua nga SHISH, stërvitjen dhe betimin për të qenë gati për të shërbyer siç e quan ajo. Agjentja thotë se shumë gra dhe vajza janë pjesë e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe disa prej të cilave kanë ngjitur shkallët e karrierës dhe sot janë në pozicione drejtuese, gjë që për të është tepër motivuese. 

Shërbimi Informativ Shtetëror në raportin e përgatitur për vitin 2021 nënvizon se Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjencës, të cilat grumbullojnë informacion për zhvillimet e brendshme në fushën politike dhe të sigurisë. Sipas raportit pozicionimi properëndimor i vendit tonë, stërvitjet ushtarake të NATO dhe projektet në fushën e mbrojtjes janë në qendër të vëmendjes së ‘spiunëve të huaj’. Në raport nënvizohet se në vendet e tjera të rajonit, shërbimet jomiqësore të inteligjencës e kanë fokusuar aktivitetin në amplifikim të problematikave ndëretnike e ndërfetare, nxitjen dhe mbështetjen e faktorëve destabilizues të brendshëm, në ruajtjen e statuskuosë në raport me proceset integruese dhe nxjerrjen e përfitimeve nga roli i saj në raport me Perëndimin. SHISH ka prekur në raport edhe luftën kundër krimit, ccështjen e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit.

Rrëfimi i agjentes në raportin e SHISH

Rrugëtimi për t’u bërë pjesë e Shërbimit Informativ të Shtetit ka qenë një nga rrugëtimet më emocionuese të jetës sime. Gjithçka filloi kur lexova njoftimin se ishin hapur aplikimet e reja për punë pranë këtij institucioni. Kjo ishte mundësia që kisha pritur prej një kohe të gjatë! Në atë periudhë, punoja në sektorin privat, por nuk isha e kënaqur me veten. Gjithmonë kisha ëndërruar të isha pjesë e një institucioni ku impakti i punës sime do të ndihej jo vetëm brenda tij, por në rang më të gjerë, në rang kombëtar.

Edhe familja më mbështeti në këtë zgjedhje. Procesi i rekrutimit zgjati disa muaj. Pati edhe shumë intervista dhe verifikime të tjera, derisa, më në fund, më njoftuan se isha përzgjedhur për të qenë një prej personave që do të merrja pjesë në një trajnim profesional disamujor

Trajnimi ishte intensiv dhe sfidues. Kursantët e përzgjedhur ishin me sfonde të ndryshme profesionale dhe kjo larmi e ndihmoi secilin prej nesh të mësonte më shumë, duke shkëmbyer përvoja e duke u njohur me perspektiva të reja.

Instruktorët e trajnimit ishin shumë të përgatitur, me përvojë të gjerë pranë SHISH-it. Pas përfundimit të muajve dinamikë të trajnimit, ku çdo ditë gërshetoheshin shembuj teorikë me ushtrime praktike, iu nënshtruam një provimi ku testoheshin njohuritë e marra gjatë kursit. Ky rrugëtim i lodhshëm, por shumë i bukur, u finalizua me organizimin e Ceremonisë së Diplomimit dhe Betimit, ku festuam të gjithë së bashku nisjen e një etape të re në jetën tonë.

“Betohem solemnisht se do t’i shërbej me përkushtim e ndershmëri Republikës së Shqipërisë për forcimin e sigurisë kombëtare, do të veproj në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, do të kryej me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm detyrat që do të më ngarkohen, do të ruaj sekretin dhe do të jem besnik ndaj Shërbimit Informativ të Shtetit në përmbushjen e misionit të tij. BETOHEM!”

Me këto fjalë, u mbyll ceremonia zyrtare dhe tashmë ishim gati për të dhënë kontributin tonë për atdheun! Para se të filloja formalisht punën si punonjëse e Shërbimit Informativ të Shtetit, frika ime më e madhe ishte se mos ndoshta kjo nuk ishte punë e përshtatshme për vajza. Në një shoqëri me histori patriarkale si ajo e vendit tonë, mendoja se do të ishte shumë e vështirë për një vajzë të re, të punonte në sektorin operativ dhe të sillte impakt pozitiv në këtë vend.

Por, sapo fillova punë, vura re se, pjesë e SHISH-it janë shumë gra dhe vajza, disa prej të cilave kanë ngjitur shkallët e karrierës dhe sot janë në pozicione drejtuese, gjë që për mua është tepër motivuese. Kolegët e rinj ishin mikpritës dhe të gatshëm të më orientonin e ndihmonin në çfarëdolloj kohe. Edhe mentori më shoqëronte në çdo hap, duke më shpjeguar me hollësi dhe durim çdo gjë në lidhje me punën. Në asnjë çast nuk jam ndier e diskriminuar apo inferiore ndaj kolegëve meshkuj, sepse këtu, secili merr atë që meriton, pavarësisht gjinisë.

Këto elemente ma kanë thjeshtuar punën dhe më kanë nxitur të jap më të mirën e vetes. Sektori operativ ka vështirësitë e veta, por të rrit shumë si individ, profesionalisht dhe personalisht. Duke u hasur çdo ditë me njerëz të ndryshëm, zhvillon shumë aftësi dhe, mbi të gjitha, mëson të njohësh njerëzit jo vetëm në bazë të asaj që shfaqin, por edhe në bazë të asaj që fshehin. Për më tepër, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa ta mbyllësh një ditë pune duke e ditur që ke sjellë një ndikim pozitiv dhe ke dhënë kontributin tënd për realizimin e misionit kryesor: Garantimin dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare!

Pjesë nga raporti i SHISH

K.T./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/06/2022 02:04

    Historia e agjentes eshte publikuar me bekimin e SHISH-it dhe ne raportin e tij vjetor.Mendoj qe eshte bere ne kete forme, per te terhequr rekrute te rinj dhe per t'a bere kete detyre te duket me terheqese,sepse si profesion ndryshon shume nga 007 ne steroids qe keni pare neper filma.Gjithashtu mendoj qe shumica e komentuesve te meposhtem me komentet e tyre kane treguar nivelin e tyre te IQ dhe jane shembull konkret se perse jo cdo njeri nuk mund te behet agjent i sherbimeve sekrete.

    Përgjigju
  • hafija: 25/06/2022 14:18

    kurajo te madhe moj vajze paskeni pas familjarisht sepse me ate pune qe ke, ndonjehere duhet te japesh dhe ate qe ke poshte per te vjele informacionin nga armiku...

    Përgjigju
  • Shqiptar: 25/06/2022 12:40

    Për të gjithë gomerët dhe mushkat që komentojnë me cmirë e inate,ju them vetëm që jeni të dështuar dhe mendoni se të gjithë janë si ju. Ska dallim vajza djem,dallim ka që ka njerëz llafazan si ju dhe njerëz të motivuar si goca që merr kënaqësi nga ajo që bën.

    Përgjigju
    • Shqiprari për Silvia dhe kupin: 25/06/2022 16:43

      Kupi o sperm Turku ,ti legen je mbetje haleje turke cmirzijnë të lig. Silvia mbaj llafazllëkun ,por një gje ke te garantuar ZONJË nuk të bënë dot sepse as nuk je, kur shprehesh me nënvlersim për një femër,nga meshkujt dhe pritet sepse ate mentalitet ka futur turqia që femra eshte vetëm për të pjellë e punuar si kafshë pune ne ara e ne shtepi,por jo në pozicione si ky i gocës në koment.

    • Silvia: 25/06/2022 16:19

      Me mirë llafazan se sa te motivuar në këtë farë feje e rezultati ????

    • Kupi: 25/06/2022 14:54

      Ti je arnavut jo shqiptar. Sot eshte turp te thuash jam shqiptar e sidomos kur je dhe spiun.

  • Juli dogana vore: 25/06/2022 11:13

    Po te ishte e vertete sdo dilte kurr nder lajme por fakti qe i beni reklame do kene ndonje hall te madh. Sa per kete shushken kjo ose ka miq qe e vendosin ne ndonje vend te mire se po punoi me baze brenda muajit e le direkt punen. Te keq paguar te keq trajtuar dhe institucioni me kor ne administraten shteterore. I vetmiavantazh i tyre eshte se pergjojne telefonatat se per te tjerat te rruajne bishtin

    Përgjigju
  • drilon: 25/06/2022 10:00

    Sa per te qeshur, "spiunja shqipetare" pordhe me rigon, SHISH eshte nje institucjon kot qe marin rrogat kot dhe rrine gjith diten ne kafe. Cfar zbulimesh kane bere...?? U perdor nga Sali non grata me kriminelin vrases Gazidede qe e mori Zoti per te shtypur e vrare opoziten dhe me vone asgje konkrete. Dihet qe sherbimet inteligjente jane me peshe por ketu kjo pune eshte sfumuar.

    Përgjigju
    • Silvia: 25/06/2022 10:53

      Hahaha sa për të qeshur! Me e bukura thotë u rekrutova me konkurs të shpallur publikisht dhe u trajnova nga mentori... Ka ngel 007 per femra shqiptare që sostance kanë trukun minit e deloltete pra aparencën volgare.... Shume shume arrijnë te shkalla e 80 lekshit temporan. Shish i ka keqatdhedashesit ne sferat elit të drejtimit e të karrierës dhe s'po zbulon gjë po të mos jetë usa e be jo ma do è zbulojë me këtë tipen që kur prrallis thotë info e klasifikuar sekret. ????

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë