Familja e kërkon prej 20 vitesh/ Dëshmia: 36-vjeçaren e takova në burgun 302, ja cfarë më tha

Një dëshmi e re ka mbërritur për Teuta Rahmanin, 36-vjeçarja që u zhduk pa lënë asnjë gjurmë në vitin 1998 nga Tirana. Dyshohet se vajza deri në vitin 2010 ka jetuar në kryeqytet, pasi është parë teksa vizitonte të dashurin e saj në burgun 302 në Tiranë. Sipas dëshmitarit, ajo kishte pohuar se kishte shumë vite pa takuar familjen dhe origjina e saj ishte nga Kukësi.

Personi që ajo vizitonte në burg ishte Bajram Gjoci, ku për këtë të fundit dyshojnë edhe familjarët e vajzës. Prindërit e Teutës, janë shprehur në “Pa Gjurmë” se vajza u rrëmbye nga Bajram Gjoci. Sipas të të njëjtit dëshmitar, Teuta kishte edhe një fëmijë me z. Gjoci nga Tropoja. Sipas informacioneve, ky i fundit jeton aktualisht ne Paris të Francës, ndërsa për Teuta Rahmanin ende nuk dihet asgje. 

36-vjeçarja përpara se të humbiste jetonte në fshatin Canmëri të Kukësit. Ajo shkonte shpesh në shtëpinë e xhaxhait të saj Kelmentit me banim në Tiranë, ku dhe nga humbi. Ajo doli nga shtëpia herët në mëngjes, kur xhaxha Kelmenti e gjen dhomën bosh, ndërsa Teuta ishte zhdukur. Pas denoncimit në polici, ai pyet të gjithë nëse dikush e kishte parë Teutën, por askush nuk dinte gjë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve