KUKËS- Me mure të çara, lagështi dhe një çati që dita-ditës rrezikon të shembet. Kjo është banesa ku jeton familja Visha në fshatin Kolesian të Kukësit. E ndërtuar prej vitit 1963, pjesëtarët e familjes thonë se shtëpia është e pabanueshme dhe nuk kanë mundësi të ndërtojnë të re, pasi jetojnë me ndihmë ekonomike.
“Është shembur vendi krejt. Ç’ka bie jashtë, hy brenda. Duke ndenjur me korita ditë e natë në dorë. Unë marr 150 mijë lekë në muaj, edhe dritat paguaj, ilaçet i marr. Nuk më mbet asgjë në fund”, tregon kryefamiljari Mirsim Visha.
Mirsim Visha, invalid babai i dy fëmijëve dhe bashkëshortja e tij Jetmira Visha thonë se toka mbi të cilën është ndërtuar shtëpia është me ujë.
“Prej 57 vjetësh është kjo shtëpi, pa asnjë farë kushti, pa asgjë. Ndihmën ekonomike e merr djali se e kam në shkollë, atje në Tiranë”, rrëfen ai.
“Shtëpia, pa të ardhura, pa asgjë, burrin invalid, fëmijët nëpër shkollë. S’kemi asnjë kush, tualet jo, drita jo, kushte të këqija”, shprehet bashkëshortja, Jetmira.
Ndërsa dimri me reshje e shton më shumë rrezikun për shembjen e banesës, teksa familja Visha apelon për ndihmë nga institucionet shtetërore dhe donatorët privatë.
“Unë prej këtij vendi dua të iki, një orë e më parë, rrezik të shkoj me ra në përrua”, thotë ai.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.6%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 5351
Lajme të tjera
-
Asnjë gjurmë nga 3-vjeçari në Durrës, 6 ditë i zhdukur! Kjo është gjyshja në kërkim nga policia që ka marrë fëmijën, në pranga vëllai i saj
18 Prill, 09:48
-
Kujtohet eksodi i 1999, qytetarë nga Kosova rikthehen në Kukës
16 Prill, 19:42
-
Kukës, njësi speciale Kosovë - Shqipëri për të parandaluar kontrabandën në Morinë! 15 milionë hyrje-dalje u shënuan vitin e kaluar
16 Prill, 19:09
-
Kukës, hetim penal për një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara
16 Prill, 11:37
-
Vijon montimi i Urës së Madhe në Kukës, nis vendosja e shtresave të stabilizantit dhe asfaltimi i tyre
14 Prill, 12:11
-
Digjet fusha e mbetjeve në Kukës
13 Prill, 11:09
-
Fluks i lartë qytetarësh nga Kosova drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën
13 Prill, 10:32
-
Punimet për Urën e Re mbi lumin Drin, bllokohet për një javë aksi Kukës-Morinë! Si devijohet lëvizja e mjeteve
8 Prill, 14:37
-
Kukë, vjedh banesën, arrestohet pas disa orësh
8 Prill, 13:00
-
SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të bashkisë Tropojë! I dhanë tenderin e shkollës 'Asim Vokshi' kompanisë që dha ofertën 8 mln lekë më të lartë
8 Prill, 11:44
-
Fundjavë në bregdet, shqiptarët e Kosovës 'dynden' në Shqipëri! 16 mijë udhëtarë hynë nga Morina
7 Prill, 21:49
-
Kukës/ Sherr me shufra hekuri në një lokal, arrestohen 2 persona, vihen nën hetim 2 të tjerë
7 Prill, 12:18