Familja italiane kërkon ndihmë në 'Pa Gjurme'/ Zhdukja e 30-vjecarit Emanuele Nocera, dyshimet për lidhje me shqiptarët në Sicili

Apeli për ndihmë erdhi nga Iljana Veglio, e cila është në kërkim të djalit të saj 30-vjecar Emanuele Nocera, që humbi gjurmët më 5 gusht të këtij viti. Ajo iu drejtua emisonit ’Pa Gjurmë’ në Report Tv, që ndiqet anekënd botës që këtë herë mbërriti përtej Adriatikut, në qytetin Alba në Itali. Në një lidhje me telefon këtë të mërkurë, kunati i Emanuele, shqiptari Miri Shehu, bën thirrje për ndihmë në emër të familjes italiane.

Ka patur ca debate të vogla. Kur i vdiq babai jeta e tij mori një tjetër kthesë. Kur doli nga burgu u lidh me një vajzë nga Sicilia me emrin Xhenifer Mezeta. Ai pati bërë 3 vite burg. Ishte i lodhur shumë dhe mori një rrugë të keqe, u bë përdorues i lëndëve narkotike. Nëna e tij thotë se kanë debatuar dhe më pas ai është larguar. Mesa duket kishte një vuajtje, të cilën nuk ia shprehu askujt. Ai u largua në mënyrë të vetëdishme. Nëna mendon se dicka e papritur ka ndodhur me të. Ai mori makinën dhe u nis drejt Sicilisë. Kanë tentuar të lidhen me vajzën nga Sicilia, që ishte edhe e dashura e tij, por nuk kanë asnjë kontakt. Unë u drejtova këtu, duke i thënë familjarëve se këtu tek emisioni juaj do të kemi një dritë jeshile. Gjendja e Emanueles nuk ishte e mirë, ai ka patur probleme me depresionin. Nëna e ndjen se djalit i ka ndodhur dicka e keqe. Shpresojmë të reagojë. Urojmë të jetë gjallë"

Jeta e 30-vjecarit nuk ka qenë edhe aq e qetë. I riu ka kryer disa vite burg, denim të cilin e përfundoi dy vite më parë. Humbja nga kjo jetë e të atit dhe problemet që kishte patur më parë me ligjin ndikuan jo pak në jetën e të riut, i cili nuk u ringrit, por iu dorëzua përdorimit të lëndëve narkotike. Kur pas vdekjes së babait, ai duhet të ishte shtylla e shtëpisë për nënën dhe dy motrat e tij, e kundërta ndodhi me Emanuelen. Edhe pas denoncimit të bërë në policinë italiane ende nuk ka asnjë informacion për fatin e të riut. 4 muaj nga zhdukja e të birit, zemra e nënës rreh me frikë, se dicka e keqe mund t'i ketë ndodhur.

Ju mund të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!