Familja Kardashian fqinje me Adele
e ftojnë për darkë, ajo i refuzon 

Familja Kardashian fqinje me Adele<br />e ftojnë për darkë, ajo i refuzon 
Kardashians janë familja më e famshme në botë dhe jeta e tyre monitorohet gjithmonë më shumë vëmendje.

Por për këngëtaren britanike Adele ky fakt nuk përbën asnjë ndryshim. Ajo gjithsesi i ka thënë jo ftesës së Kris Jenner për një darkë.

Të pranishëm në këtë darkë do të ishin edhe Kim dhe Kanyer, por Adele nuk ka pranuar me pretendimin që nuk i pëlqen aspak ideja që të filmohet teksa është duke darkuar.

Kjo darkë sigurisht që do të filmohej për një episod të ardhshëm të reality show-it “Keeping Up With The Kardashians”, por mesa duket Adele i ka ‘’prishur’’ planet familjes Kardashian. 

“The Sun” shkruan se Kris Jenner kishte menduar se kjo do të ishte një mënyrë e mirë që familja e tyre t’i uronte mirëseardhjen këngëtares, e cila së fundmi ka blerë një shtëpi në një lagje me Kim dhe Kanye. Por mesa duket, do të iu duhet të presin edhe pak kohë për këtë!

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv