Familja Kurti, 4 nga 7 anëtarë të
sëmurë rëndë,në varfëri ekstreme

Familja Kurti, 4 nga 7 anëtarë të<br />sëmurë rëndë,në varfëri ekstreme
Fatkeqësitë dhe varfëria janë ulur këmbëkryq në familjen Kurti në fshatin Bilaj të Krujës. 4 nga 7 anëtarët e kësaj familje janë me sëmundje të rënda.
 
Kryefamiljari, Qemal Kurti që prej vogëlisë vuan nga epilepsia, çka i pamundëson atij që të gjejë një punë dhe të mbajë familjen. Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe tre fëmijët e tij po ashtu vuajnë nga sëmundje të rënda.
 
Djali i madh 24 vjeç është tërësisht i verbër, djali i dytë 19 vjeç, në moshën 6-vjeçare u dërgua për trajtim pasi vuante nga zemra.
 
Pas ndërhyrjes kirurgjikale ai u strehua në fondacionin “BETANIA” ku qëndroi 10 vjet e më pas u dërgua në një institucion shtetëror në Durrës.
 
Edhe vajza, Dorina, u dërgua që në moshën 2-vjeçare në Fondacionin “BETANIA” ku edhe ajo qëndroi 10 vjet në atë fondacion por më pas u dërgua në Durrës pasi paraqiste çrregullime psiqike.
 
E mposhtur nga sëmundja kjo familje jeton në kushte të mjerueshme ekonomike dhe me një banesë që i rrezikon jetën. Behare Kurti, nëna e 4 fëmijëve rrëfen vuajtjet, ndërsa bën apel për ndihmë nga institucionet. “7 veta jetojmë me 200 mijë lekë”, thotë ajo.
  
Sabije Kurti, gjyshja e tre fëmijëve të sëmurë rrëfen kalvarin e vuajtjeve që me të birin dhe kujdesin që duhet të tregojë edhe për nipërit e sëmurë. Ajo pohon se në shtëpi nuk kanë pasur as dyshek për të fjetur dhe ato çfarë kanë sot ua kanë dhuruar njerëz të ndryshëm.

"Çfarë shikoni ju na i kanë sjellë. Se nuk kemi pasur as krevat, as dyshek, asgjë”, shprehet ajo.
  
Teksa tre prej pjesëtarëve të kësaj familje janë strehuar në institucionet e kujdesit shëndetësor, 4 pjesëtarëve të tjerë u rrezikohet jeta çdo ditë nga banesa e rrënuar. Ata jetojnë vetëm me 200 mijë lekë në muaj, para të cilat siç edhe ata pohojnë, nuk u mjaftojnë as për ilaçet. Ndërsa për tu ushqyer shpesh herë e kanë pasur të vështirë për të siguruar edhe bukën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Albano Aleksi thumbon Partizanin: Erdhëm dhe i mundëm në mes të Tiranës

Albano Aleksi thumbon Partizanin: Erdhëm dhe i mundëm në mes të Tiranës