Familja më e madhe
në Britani me 16 fëmijë

LONDER- Familja më e madhe në Britaninë e Madhe, u shtua sërish me anëtarin e saj më të ri, pasi 'super mamaja' Sue Radford 37 vjeç, lindi fëmijën e 16-të, duke u shprehur se ishte tepër entuziaste për këtë fakt.

Sue lindi fëmijën e saj të parë në moshën 14 vjeç. Ajo dhe burri i saj Noel tani 41 vjeç, ishin të vendosur për të mbajtur fëmijën e tyre të parë Chris, tani 23 vjeç.
Në moshën 18 vjeçare kur ajo u martua solli në jetë fëmijën e dytë Sophie, tani 18 vjeç. Më pas erdhën Chloe, 17 vjeç, Jack 15, Daniel 13 dhe 11 vjeçari Luke.
Millie 10, Katie 9, James 8, Ellie 7, Aimee 6, Josh 4, Max 3 dhe Tilly May 2.

familja
Oscar lindi tetorin e kaluar ndërsa Casper 7 javë më parë.

familja

“Jam shumë e emocionuar kur shikoj fëmijët së bashku. Disa mendojnë se ata nuk marrin kujdesin që duhet. Ata se kuptojnë se sa të përkushtuar jemi. Dhe ndoshta do të jemi më më fat në qoftëse se do të kemi edhe një anëtar të ri”, thotë e ëma.

Familja harxhon 250 paund mbi ushqimet. Cdo ditë përdorin dy kuti me cereale dhe 18 kuti qumështi. Shtëpia e tyre ka një makinë të madhe larëse dhe një frigorifer gjigand. Kur ata vendosin për tu zhvendosur së bashku ata përdorin një autobus shkolle.

familja

(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën