Në këtë banesë të rrënuar jetojnë tre anëtarët e familjes Mamoçi në fshatin Gjolë të Fushë-Krujës. Lije Mamoçi na tregon se është operuar dy vite më parë nga kanceri në gjoks dhe vazhdon të marrë mjekim.
“Më doli gjëndër, shkova bëra mamografinë dhe doli më e zmadhuar. Jam bërë operacion”.
I biri, 30 vjeç vuan nga probleme mendore dhe nuk është në gjendje të punojë, përpos ndihmës që i jep nënës për punët e shtëpisë. Po kështu i papunë është dhe i shoqi. Të ardhurat e kësaj familje janë vetëm nga pensioni i invaliditetit me vlerë 20 mijë lek në muaj.
“Djali është invalid se ka kaluar meningitin, burrin e kam pa punë, 200 mijë lek pension marrim dhe 20 mijë (të vjetra) ndihmë ekonomike (të vjetra).
Shtëpia është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe vlerësuar pjesërisht e banueshme. Për dy dhomat e shtëpisë që nuk kishin dëmtime në strukturë, nga fondi i Rindërtimit familja Mamaçi ka përfituar 500 mijë lek. Lije Mamaçi tregon se këto para nuk i ka përdorur për rikonstruksionin e banesës por për tu kuruar nga kanceri.
“Ku të jetojmë këtu ne?! Flemë çdo natë me siklet se mos shembet shtëpia. Na dhanë 5 milionë lek (të vjetra) po ca të bëjmë me to, unë jam e sëmurë, I kam harxhuar për sëmundje”.
Përmes mikrofonit të Report TV, Lije Mamaçi apelon për ndihmë. Ajo kërkon nga bashkia e Krujës apo organizatat e bamirësisë t’i ndërtojnë një shtëpi të re.
“Unë dua vetëm shtëpi”, përfundon ajo.
Gjithkush që dëshiron ta ndihmojë familjen Mamoçi, mund ta kontaktojë në këtë numër 0682896424.
A.M./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.6%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9735
Lajme të tjera
-
Pikë e re për kontrollin e ushqimeve në Portin e Durrësit! Krifca inspektim me ministrin italian Lollobrigida: Do kalojnë 1.4 mln tonë produkte në vit
31 Mars, 17:33
-
PAMJE të rënda/ Aksident në Manëz të Durrësit, makina përfundon në kanal! 4 të plagosur transportohen drejt spitalit
31 Mars, 16:24
-
Ç'po ndodh me kandidatët e PD për 14 Majin? Alibeajt i ikën një tjetër garues për kryetar bashkie, tërhiqet Sabah Sheta i Krujës! Ende 14 emra në garë
30 Mars, 11:24
-
Me armë zjarri pa leje, arrestohen babë e bir në Shijak
29 Mars, 11:09
-
Peshëngritje/ Botërori i të rinjve në Durrës, Enkileda Carja i dhuron 2 medalje Shqipërisë
29 Mars, 09:53
-
Aksident në aksin 'Tiranë-Durrës', makina del nga rruga, drejtuesi i mjetit përfundon në spital
28 Mars, 20:31
-
Tre artistë të skenave ndërkombëtare nderohen me çmime! Olen Cesari premton koncert të madh në sheshin e Durrësit
28 Mars, 16:19
-
VIDEO/ Zbulohen 2 'shtëpi bari' në Krujë, në pranga 2 vëllezër! Sekuestrohen 268 bimë kanabis
28 Mars, 11:50
-
Arrestohet efektivi i Portit të Durrësit, merrte ryshfet për të kaluar qytetarët e shpallur në kërkim
28 Mars, 10:17
-
Ylli Pata: Toka e djegur që PD ka lënë në Shkodër, Durrës dhe Elbasan!
27 Mars, 19:59
-
Përplasje në degën e Rithemelimit në Krujë, sherr mes kryetarit dhe kandidatit për kryebashkiak! Jep dorëheqjen drejtuesi
26 Mars, 20:24
-
Aksident në Kurbin, makina kthehet përmbys, ndërron jetë shoferi! Në Durrës përplasen dy mjete, tre të plagosur
26 Mars, 09:41
Ska shteti para sepse i duhen per udhetimet e pushtetareve dhe per fjetjet e tyre ne hotelet me luksoze
Përgjigjuburri nuk sqarohet perse pa pune apo nuk ka deshire te punoje.Me kancer ne gjoks pas operacionit nese je ne gjendje te mire asnje stet nuk te jep pension apo ndihme.Pra kjo grua duhet te ishte ne pune dhe bashkeshorti po ashtu.Se jane dembeler e jetojne ne keto kushte sjua ka fajin kush