Familja me dy fëmijë autikë apel për ndihmë, nëna: S'kemi mundësi t'i dërgojmë në qendër të specializuar, jetojmë vetëm me pensionin

Henri 7 vjeç dhe Sindrit 8 vjeç kanë kryer klasën e parë, por ata ndryshe nga fëmijët e tjerë kanë nevojë për përkujdesje të veçantë. Fëmijët e familjes Hoxha në fshatin Mazhë e Vogël të Fushë-Krujës, janë të dy me autizëm.

Nëna, Fatimja rrëfen vështirësitë e mëdha, ndërsa kërkon që dy djemtë t'i dërgojë në një qendër trajtimi në kryeqytet.

"Këta kanë nevojë për terapi të përditshme, por unë s'kam mundësi ti paguaj. Vetë pa punë dhe burri pa punë. Kur mërziten bëhen agresivë...", shprehet Fatime Hoxha.

Mundësitë ekonomike e sociale për këtë familje janë të pakta, pasi edhe babai i fëmijëve është invalid. Edhe pse një sociologe u shkon vazhdimisht në shtëpi, Fatimja thotë se fëmijët kanë nevojë për trajtim më të specializuar.

Apeli i nënës së fëmijëve, Fatime Hoxha përmes Report TV: "Ju bëj apel kush ka mundësi të më ndihmojë që t'i çoj fëmijët për trajtim në Tiranë!"

(Numri i telefonit, vënë në dispozicion nga familja Hoxha: 0685807180)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!