TIRANE - Shtatë vite më parë, një prej djemve të familjes Ziza, Shpëtim Ziza në Peshkopi do të akuzohej e më pas dënohej me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10 vjeçarit Besim Çenga, por pas 7 vitesh vëllai i tij Sajmir Ziza do të vritej në derën e shtëpisë.
Melita Ziza, nëna e vëllezërve Ziza deklaron se për faj të drejtësisë sot dy fiset jetojnë me plagën e hasmërisë. Sipas saj shteti duhet të vërë dorë, të gjej vrasësit e djalit të saj si dhe të rihapë dosjen e dënimit të Shpëtim, pasi dënimi i tij i padrejtë solli dhe hasmërinë.
“Nuk di ç’të bëj, njëri djalë kalbet në dhe, tjetri në burg. Shteti tjetër iku, po të paktën, ku të vërë dorë. Kot kërkoj se më iku çuni se isha në Greqi, erdha dhe e gjeta të vdekur. Prandaj kjo punë të zbardhet sa më shpejt. Siç u kalbën 2 fëmijët e mi ashtu të kalben edhe ata që e vranë.” tha nëna e dy vëllezërve Ziza
Rabija, e cila pak çaste para vrasjes ka qenë me vëllain duke bërë punë në shtëpi i bën apel kryeprokurorit Adriatik Llalla të jap urdhër për arrestimin e autorëve që sillen të lirë.
“I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të zgjidhë këtë punë, që autorët të dalin para drejtësisë, se drejtësia na bëri që të arrijmë deri këtu duke qenë se njëri vëlla është në burgim të përjetshëm padrejtësisht, duke qenë se familja ime gjithmonë nuk ka lënë derë patrokitur, ka thënë të gjithë emrat e personave, dhe nuk arrestohne, dhe arriti puna deri këtu sa më vranë njërin vëlla padrejtësisht dhe dihet se kush e vrau.” u shpreh e motra Rabije Ziza
Pas vrasjes së Sajmir Zizës policia bëri me dije se ndaloi Fredi Çengën, por ende ngjajra mbetet e pazbardhur dhe pa autor.

(Në foto: Motra e vëllezërve Ziza, Rabije Ziza)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO