LUSHNJE - Pas arrestimit të 40-vjeçari Bako Çoku në kuadër të operacionit ndërkombëtar anti-terrorizëm Itali-Shqipëri, A1 Report ka shkuar pranë familjes së tij në Lushnje. Nertila Çoki, gruaja e tij, thotë se prej vitesh shkojnë e vijnë vazhdimisht në Itali ku jetojnë shumicën e kohës, dhe se asnjëherë nuk kanë pasur asnjë problem. Ajo sqaron se është kthyer bashkë me Bakiun para tre javësh deri në momentin kur u arrestua këtë mëngjes.
Nertila i bën apel shtetit të zbardhë këtë ngjarje dhe mos tu bjerë në qafë familjeve vetëm që mbajnë shami.
Ndërkohe i ati, Et hem Coku rrëfen për A1 Report se policia ka mësyrë banesën rreth orës 4 të mëngjesit dhe se ai u ka thënë të kontrollojnë shtëpinë. Pas kontrolleve sqaron ai, policia shoqëroi Bakiun, ndërsa shton se akuzat ndaj të birit nuk qëndrojnë.
“Nëse im bir i ka bërë të gjitha ato që thuhet dhe për ato që akuzohet atëherë të dënohet sipas ligjeve ne fuqi, madje jam i gatshëm të bëj edhe unë burg” tha ndër të tjera Et hem Coku.
Kryefamiljari foli edhe për djalin e vajzës së tij Aldo Kobuzin i cili prej muajt shtator ndodhet në Siri. I moshuari pohoi se nuk ka asnjë informacion për nipin e tij pasi e ka përzënë nga shtëpia dhe nuk do t’ia dijë për të.
Diamanta Çoku bashkëshortja e Bledar Çokut vëllait të Bakiut i arrestuar gjithashtu nga policia pohon se kunati i saj nuk ka lidhje me terroristët. Ajo jashtë kamerave sqaron për gazetarin e A1 Report ne Lushnjë Ermir Dervishi se policia ka ardhur dhe i ka arrestuar burrin dhe kunatin në orën 4 të mëngjesit duke terrorizuar familjen. Sipas saj policia nuk ka ardhur me herët në fshat për verifikime më herët.
Ajo shton se Baki Çoku jetonte prej vitesh në Itali ku punonte në sektorin e bujqësisë dhe ishte kthyer në atdhe për Ramazan.
Diamanta ashtu si vjehrri i saj konfirmon se djali i motrës së Bakiut, Aldo Kobuzi prej muajt shtator të 2014 ndodhet në Siri dhe që prej 3 muajsh nuk kanë asnjë komunikim me të.
Baki Çoku akuzohet për mbështetje ndaj grupit terrorist ISSIS dhe rekrutim të personave që duan të luftojnë për xhihad. Bakiu është babai i tre fëmijëve dhe familja e tij jeton në fshatin Gërmenj të Lushnjës.
( Në foto i arrestuari ne Lushnje Baki Çoku )Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
77.5%
-
Jo
19.2%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me nga 11 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën, asnjë dosje për deputetin Pandeli Majko në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49