TIRANE - Mbi 2 javë pasi Ardian Prenjasi ka pranuar vrasjen e fëmijës Julian Çela, nuk ka asnjë gjurmë nga kërkimet që zhvillohen në landfillin e Sharrës. Familjarët, pas prishjes së eskavatorit të landfillit, janë detyruar të gjejnë privatisht një eskavator dhe nesër të reagojnë për mënyrën si po veprohet për kërkimin e eshtrave të djalit të tyre.
Kërkime që vazhdojnë, mistere të pazbardhura që nga 30 nëntori i vitit të kaluar, ankth dhe shpresë në familjen e Julian Çelës janë kthyer në përditshmëri, të cilat s'dihet sa do zgjasin.
Grupi hetimor është detyruar të thërrasë në ndihmë ish-brigadieren e landifllit, e cila është bërë pjesë e stafit të kërkimit për gjetjen e trupit të Julian Çelës, ndërsa familjarët janë detyruar të sigurojnë në mënyrë private një eskavator për gërmimet pasi eskavatori i vënë në dispozicion nga shteti është prishur.
Pistat e hetimit mbeten të hapura, ndërsa familjarët kanë paralajmëruar një reagim të fortë ditën e nesërme për gjithçka si po veprohet deri më tani dhe për pakënaqësit se si po zhvillohen kërkimet për gjetjen e eshtrave të djalit të tyre.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com