Sipas burimeve të TMZ, unaza është 7-karatëshe dhe i ka kushtuar mashkullit të vetëm të familjes Kardashian-Jenner 325,000 dollarë. Dy të dashuruarit festuan lajmin e bukur bashkë, nën shoqërinë e miqve të mirë në një lokal nate.
Por asnjë nga klani Kardashian-Jenner nuk ishte pjesë e festimeve. Në fakt, yjet e reality-shoë u nisën në një udhëtim surprizë nga mamaja e tyre, Kris Jenner. Si të festosh dështimet në mënyrën më Kardashian të mundshme? Udhëtoni.
Megjithëse duke marrë parasysh se Kris e ka vizituar disa herë çiftin e ri në shtëpinë ku jetojnë, mendojmë se dhe kjo është një tjetër ‘intrigë’ e saj.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)