Vështirësitë ekonomike me të cilat po përballen e bëjnë të pamundur një organizim sado modest festiv te fundvitit. 

Banorët shprehen se për shkak të varfërisë dhe nivelit të lartë të papunësisë tryeza e vitit të ri do të jetë e vakët.

Sipas tyre në treg po blejnë vetëm ushqimet bazë,duke mos patur luksin që për vit të ri të konsumojnë fruta e perime apo ndonjë element tjetër shtesë.

Ndërkohë,si për ironi të fatit, në prag të festave të fund vitit çmimet në tregun e qytetit të Kukësit janë rritur fare papritur duke shfrytëzuar kërkesat për konsum. 

Më herët çmimet kishin pësuar ulje drastike për shkak të rënies së konsumit dhe ky ishte problemi më shqetësues për tregëtarët.
 
Në këto kushte Kuksianët i kanë venitur shpresat se viti i ri mund të sjellë ndryshimin e mënyrës së jetesës.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)