Familjet ndalin përmbaruesit:
pronarët, regjistrues në Hipotekë

Familjet ndalin përmbaruesit:<br />pronarët, regjistrues në Hipotekë
TIRANË – Gjashtë familje në kryeqytet, në rrugën "Kont Urani", janë përplasur paraditen e sotme me përmbaruesit, që kanë ardhur t’i nxjerrin nga një ndërtesë, e njohur si "Hoteli i italianëve", e cila, sipas përmbaruesve, duhet t’i kthehet pronarit të saj. Vetëm në orën 13:20, pas orë shtyrjesh pranë portës dhe debatesh me familjarët, përmbaruesit kanë arritur të futen në ndërtesë duke shqyer derën.

Tre prej kryefamiljarëve që duhet të largohen sot janë Lutfi Bollati, Arben Xhaferri dhe Ridvan Rexhepi. Bollati dhe Xhaferri u shprehen për "A1Report!" se ndërtesa ku i ka strehuar shteti, pasi ka shembur shtëpitë e tyre, njihet si "hoteli" apo "shtëpia publike e italianëve" dhe nuk ka pasur pronarë.

Çfarë bie në sy në denoncimin e njerit prej tyre, Lutfi Bollatit, është fakti se ata që po e kërkojnë këtë banesë janë regjistrues ose ish-zyrtarë të Hipotekës dhe të ish-bashkisë së Tiranës. Bollati tha në prononcimin e tij se përmbaruesit po nxiten nga Gëzim Kallçiu, nënkryetar i bashkisë, që, sipas tij, i ka dhuruar 1/6 e ndërtesës, ish-Drejtorit të Hipotekës, Rifat Hosanajt; po ashtu, hyrje në të kanë edhe regjistruesit Gazmend Zeneli e Muhabet Gaba. 

ORA 13:20 PERMBARUESIT SHQYEJNE DEREN DHE HYJNE FORCERISHT BRENDA NE NDERTESE

Në orën 13:20 përmbaruesit hynë brenda ndërtesës pasi shqyen derën e saj forcërisht. Znj.Bollati akuzoi para mediave e revoltuar tre funksionarë të shtetit: Sokol Olldashin, ministrin e Transporteve; Kletis Krujën, Prefektin e Tiranës dhe Gerti Bogdanin, deputetin e PD-së, banor i zonës.

PERPLASJA E QYTETAREVE ME PERMBARIMIN TEK "ISH-HOTELI I ITALIANEVE"
 
Përplasja ka ndodhur në rrugën “Kont Urani”, ku tetë makina policie kanë mbërritur menjëherë në vendgjarje paradite dhe kanë bllokuar rrugën. Banorët e ndërtesës që duhej të lirohej për t’iu kthyer pronarit të saj, protestojnë me argumentin se janë ende në proces gjyqësor dhe vendimi jepet më 2 shtator.

Gazetari Granit Sokolaj raportoi nga vendngjarja se përmbaruesit, jo për herë të parë, nuk pritën vendimin e gjykatës, por nxituan të nxjerrin banorët jashtë. Madje, ata kishin sjellë edhe tre punëtorë që të nxirrnin jashtë mobiljet dhe pajisjet elektroshtëpiake të familjeve. Avokati i dy familjeve gjithashtu tregoi se Përmbarimi po nxiton të zbrazë ndërtesën pa dalë ende vendimi i gjykatës, në një kohë kur dihet se gjykatat janë ende me pushime dhe nuk shprehen këto ditë.

LUJFI BOLLATI DENONCON: PRONEN PO E MARRIN REGJUSTRUES TE HIPOTEKES DHE ISH-ZYRTARE TE BASHKISE

Lutfi Bollati, kryefamiljari që duhet të dilte jashtë ndërtesës sot, tregoi para kamerave se ndërtesa po merret me dokumenta falso pa firmë e vulë, kur dihet që ajo ka qënë shtëpi publike e italianëve.
 
Pronarët që duan t’i nxjerrin jashtë janë zyrtarë të hipotekës,tha ai, madje edhe aktualë, që kanë hyrje në këtë ndërtesë. Ata janë: Rifat Hosanaj, që në 2005 ka qënë drejtor hipoteke dhe i është bërë një akt dhurimi për 1/6 e banesës nga Gëzim Kallçiu, nënkryetar i bashkisë. Hyrje këtu kanë edhe Gazmend Zeneli e Muhamet Gaba, aktualisht regjistrues në hipotekë. Rifat Hosanaj po ashtu është regjistrues.
 
Ata drejtohen nga Gëzim Kallçiu, ish-nënkryetar i Bashkisë, që me dokumenta falso, pa firmë e pa vulë, po mësyn sot për t’i nxjerrë jashtë. Ai nuk është pronar, është një tjetër sipër tij, një italiane, Luçiana Ferrara, nënvizoi Bollati.
 
I pyetur se çfarë është duke ndodhur këtë moment në banesë dhe se ku do shkojë pasi të dalë jashtë, Bollati tha: “Nuk e di se çfarë po bëhet këtu; përherë me gjyqe kemi qënë. Ne kemi gjithçka me dokumenta. Kam 60 vjet këtu. Po bëhet nami, sepse nuk ka shtet.  PD-ja ka vdekur me kohë, po i bëjmë thirrje atyre të PS-së po na dëgjuan për ndihmë. Nuk kemi ku shkojmë, këtu do rrimë; kam tre fëmijë. Zoti e di, ishalla nuk bie shi!"- përfundoi ai.

ARBEN XHAFERRI: KETU NA KA STREHUAR SHTETI, QE KA PRISHUR SHTEPITE TONA
 
Një nga kryefamiljarët që duhet të largohen, Arben Xhaferri, tha: “Ne kemi 50 vjet në këtë shtëpi, ku na ka strehuar shteti. Dihet që kjo ndërtesë është e italianëve. Shteti ka prishur shtëpitë tona dhe na ka strehuar këtu. Unë nuk di çfarë të them kur shteti ndërron  çdo katër vjet”.

KONT URANI
(Ndërtesa që duhet të lirohet sot, e njohur si "Hoteli i italianëve")

 kont urani
(Foto nga konfrontimi i banorëve)

konflikti
(Në foto: Lutti Bollati, njeri prej kryefamiljarëve që duhet të largohet nga ndërtesa)

FOTO TE TJERA NGA VENDNGJARJA

Redaksia online
(ar.sh/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca