Fansat 'kryqëzojnë' Elvana
Gjatën...për një 'copë' fustan

Të jesh personazh publik nuk është aspak e thjeshtë. Duke qenë se e gjithë karriera jote varet nga publiku, duhet të sillesh dhe të flasësh ashtu siç duan ata, ndonjëherë edhe duke dalë nga vetja, parimet apo preferencat e tua. 

Ky është rasti i Elvana Gjatës që po ‘kryqëzohet’ në rrjete sociale pasi kishte veshur një fustan ‘të guximshëm’ nga koleksioni i ri i stilistit kosovar Valdrin Sahiti. Fansat e këngëtares duket se ‘kanë ngecur’ në të shkuarën, atëherë kur Elvana ruante një profil më serioz, prej ‘vajze të mirë’ dhe kanë mbetur shumë të zhgënjyer nga performanca e saj. 

Megjithatë kohët ndryshojnë dhe njerëzit po ashtu. Yllin e “Kuq e Zi” së fundmi e kemi parë të eksperimentojë me look-un në daljet e saj publike, duke u përpjekur të krijojë një identitet të ri, edhe pse ‘e kontrolluar’ nga emra të mëdhenj të muzikës botërore, si Beyonce.

Fustani që ka revoltuar së tepërmi fansat e këngëtares është transparent, me motive të thurura në vendet e duhura megjithatë të pasmet janë në ‘full display’. Ndjekësit e Elvanës të zhgënjyer në komente theksuan se thjeshtësia ka qenë një ndër faktorët që i ka tërhequr drejt saj.
 

@valdrinsahitiofficial 👽

A video posted by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ rreth 55 mijë emigrantë