Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka publikuar së fundmi këngën e saj të re, një bashkëpunim me këngëtarin me famë botërore Faydee. Kënga titullohet “Yalla Habibi” numëron mbi 2.3 milionë klikime brenda pak kohësh, duke thyer kështu rekord.
Por nga ana tjetër fansat e Faydee kanë shumë kritika për zgjedhjen e Luanës për të bashkëpunuar.
Ai është kritikuar nga fansat në llogarinë e tij në Instagram pasi shumë prej tyre shprehen se Luana nuk është zgjedhja më e mirë e mundshme që ai ka bërë. Disa prej tyre shkruajnë se ajo i ka prishur këngën siç mund ta shihni më poshtë.
“Zëri i Faydee është i mrekullueshëm dhe i bukur por kur këndon ajo, më dhembin veshët.”.
“E dua muzikën tënde, por kjo nuk ishte artistja më e mirë shqiptare me të cilën mund të bashkëpunoje.”
“Kënga do të ishte shumë më mirë pa zërin e saj. Faydee është një artisti mrekullueshëm dhe nuk e kuptoj se çfarë e shtyu të bashkëpunonte me të.”
“Çfarë po bën? Ajo nuk është këngëtare. Më vjen keq për ty. Thjesht pri pjesët ku ajo këndon dhe dëgjoje.”
Shqiptaret per shqiptaret...ku t'i nxjerrin syte njeri-tjetrit. I lepihen botes dhe shajne te vetin. Sado cope cope te jete Luana si kengetare nuk ben ta shash tjetren ne gjuhe te huaj, tregon injorance dhe mungese shtylle kurrizore.
PërgjigjuPlotesisht dakort