Fansat kritikojnë Adele për humbjen drastike të peshës, ish-trajneri tregon arsyen e vërtetë

Fansat kritikojnë Adele për humbjen drastike të peshës, ish-trajneri tregon arsyen e vërtetë

Adele

Adele mori vëmendje të madhe me publikimin e një fotoje për ditëlindjen e saj të 32-të. E veshur me një fustan të zi, ajo falenderoi punonjësit në vijën e parë në betejën kundër koronavirusit.

Përveç mesazhit sensibilizues, pamja e saj e jashtme solli shumë kritika nga fansat. Sipas Daily Mail, ish-trajneri që e ndihmoi atë të bjerë në peshë, flet duke zbuluar edhe qëllimin: “Nuk e bëri për pamjen e jashtme, por për shëndetin”.

Pete Geracimo tha se është tronditëse të lexosh mesazhe negative dhe që e akuzojnë atë për fobi ndaj mbipeshës, duke vënë në dyshim origjinalitetin e humbjes në peshës. Trajneri londinez shkruan se ai punoi me këngëtaren pas shtatzanisë dhe pas operacionit të saj për një periudhë 13 mujore.

Ai tha se me ushtrime dhe zgjedhje më të mira ushqimore, Adele humbi peshë të konsiderueshme dhe njerëzit e vunë re.

Adele

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion