Një tifoze e Belgjikës është vënë në qendër të vëmendjes duke fituar një mundësi të artë modelingu, pasi u pikas gjatë festimeve për skuadrën e saj kombëtare në ndeshjen Belgjikë-Rusi në Kupën e Botës, Brazil 2014. Axelle Despiegelae është vetëm 17 vjeç dhe ajo tërhoqi vëmendjen e firmës Franceze të kozmetikës, L’Oreal, me pamjen e saj ëngjëllore dhe shumë të çiltër.

Në një intervistë të saj Axelle u shpreh se fama dhe oferta e punës ishin krejt të papritura për të, duke shtuar se e gjitha ishte një surprizë e bukur dhe e vështirë për t’u besuar.

Pasi fotot e saj u publikuan fillimisht në internet, ato tërhoqën dhe vëmendjen e medias të cilët i kushtuan pak vëmëndje çka bëri të mundur dhe realizimin e një ëndrre duke marrë pjesë në një video shot të realizuar nga L’Oreal. Videoja është jo më shumë se 2 minuta e gjatë dhe Axelle shfaqet duke provuar disa produkte të ndryshme për kujdesin e flokëve, të cilat nga jo shumë të shëndetshme shfaqen rrezëllitëse në përfundimin e spotit.

Megjithatë, fama e saj nuk zgjati shumë pasi tabloidi britanik “Daily Mail” zbuloi një foto të adoleshentes të hedhur në llogarinë e saj të facebook-ut ku ajo qëndronte pranë një antilope të ngordhur, dhe për këtë mori shumë kritika nga të gjithë.

Më vonë u zbulua se L’Oreal e ka prishur kontratën me Axelle dhe ajo nuk është më pjesë e modeleve të tyre, ndonëse vetë kompania shfajësohet se ata e kanë kërkuar vetëm për këtë spot e për disa foto, dhe jo për një kontratë më të gjatë.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)