MAMURRAS - Vetem 15 ditë pasi ishte liruar nga burgu ne Itali, Naim Tafa ka gjetur vdekjen ne Mamurras, aty ku u perfshi ne nje perleshje te armatosur me Erik Mamlin, me te cilin duket se nuk i kish harruar konfliktet e mbartura nga shteti fqinj ku kishin jetuar te dy. Nga shkembimi me arme permes makinave te dy "kundershtareve" te vjeter, mbeten te plagosur dy te aferm qe udhetonin me Tafen si dhe dy kalimtare te rastesishem. Policia arrestoi 28-vjecarin Erik Mamli si autor te vrasjes se Naim Tafes. Ai ka pranuar krimin, por ka deklaruar para hetuesve se veproi ne kushtet e vetembrojtjes. Policia shpalli ne kerkim Gentian Tafen, i cili dyshohet se ka qelluar i pari ndaj Erik Mamlit. Ky i fundit ju kunderpergjigj anetareve te fisit Tafa me te pakten 11 plumba automatiku.
Viktima Naim Tafa ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje dhe ka dalë nga burgu me datë 8 shtator 2015 ku është kthyer në Rinas si i deportuar me masë 10 vjet për te mos qarkulluar në hapësirën Shengen.
Burime pranë policisë së Kurbinit thanë për Shqiptarja.com se ka dyshime që pista kryesore e konfliktit është prishja e pazareve në rrjetin e prostitucionit në Itali ku Tafa dhe Mamli dyshohet se ishin të përfshirë.
/Shqiptarja.com

FOTO