Farat e frutit të verës kanë veti magjike, mësojini tani

Farat e frutit të verës kanë veti magjike, mësojini tani

Shalqiu është fruti më i ëmbël i verës dhe duket gati e vështirë të gjejmë një person që nuk e pëlqen! I Më shumë se 90% ujë, shalqiri është fruti që do t’ju freskojë gjatë gjithë sezonit ! Disa e qërojnë nga farat para se ta hanë e disa të tjerë nuk i kanë problem. Farat e shalqirit janë në dy ngjyra, të  bardha e të zeza. Por vetëm këto të fundit  janë të pasura me antioksidantë dhe lëndë ushqyese të caktuara, sipas Living.

Përfitimet shëndetësore të farave të shalqinjve:

1. Shëndeti i flokeve

Për shkak të niveleve të larta të hekurit, proteinave, bakrit dhe magnezit, farat e shalqirit vlerësohen për efektin e tyre që kanë në pamjen e shëndetin e flokëve.

2. Përmirësimi i fertilitetit mashkullor

Përmbajtja e zinkut në farat e shalqirit është thelbësore për sistemin riprodhues të mashkullit. Sipas një studimi kinez, marrja e zinkut mund të ndihmojë shumë në përmirësimin e cilësisë së spermës së burrave që kanë probleme të tilla. Farat e shalqirit janë gjithashtu burime të mira të manganit. Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, nivelet e ulëta të manganit mund të kontribuojnë gjithashtu në infertilitet.

3. Presioni i ulët i gjakut

Lëndë të tilla si kaliumi, magnezi dhe disa amino-acide të pranishme në farat e shalqirit janë në gjendje të përmirësojnë shëndetin e zemrës. Gjithashtu, kaliumi është një vazodilatator i mirënjohur, duke ndihmuar në uljen e tensionit në sistemin kardiovaskular dhe rregullimin e presionit të gjakut.

4. Yndyrna të shëndetshme

Gjëja më e mrekullueshme në lidhje me farat e shalqi është sasia e yndyrës që përmbajnë. 1 filxhan me fara të thara shalqiri përmban 51g yndyrë (por nga ajo e shëndetshmja). Shoqata Amerikane e Zemrës raportoi se yndyra e mirë ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak, ndërsa acidet yndyrore omega-6 mund të ndihmojnë në reduktimin e presionit të lartë të gjakut.

5. Shëndeti i lëkurës

Farat e shalqiritjanë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 dhe llojet e tjera të yndyrës, të cilat janë të dobishme për lëkurën tuaj. Konsumi i rregullt i farave të shalqirit mund të ndihmojë në hidratimin e lëkurës suaj. Gjithashtu, antioksidantët e pranishëm në këto  fara do të ndihmojnë në zvogëlimin e shfaqjes së rrudhave, linjave, si dhe njollat dhe pikat e moshës.

Pjekja e farave të shalqirit është shumë e lehtë.

1. Vendosni furrën në 160 ° celsius.
2. Vendosni farat në një letër pjekjeje dhe lërini për më pak se 15 minuta. Konsumojini normalisht si fara

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë