Fare pranë trofeut, Orges Shehi s'i uron rivalët e Partizanit: Nuk është e udhës të ndryshohet rregullorja
Orges Shehi, trajneri i Tiranës
Tirana fitoi 1-2 me Erzenin në transfertë, duke dalë në vendin e dytë në Superligë për edicionin 2022-23. Edhe pse me pikë të barabarta (67) me Partizanin kampion, bardheblutë u renditën të dytët për shkak të ndeshjeve direkte. Pas duelit për mediet foli edhe trajneri i Tiranës, Orges Shehi.
“Pas asaj që ndodhi para 4-5 ditësh asgjë nuk ishte më në dorën tonë 100% dhe pas asaj ndeshje ne kërkuam të gjenim energjinë të gjeni forca ta mbyllnim kampionatin me fitore. Kishim edhe raste të shumta sot që mund të shënonim më parë, por tani s’na mbetet më asgjë tjetër veç ta humbim kampionatin me pikë të barabarta", tha fillimisht Shehi.
Më pas Shehi foli edhe për rregulloren dhe mbylljen e kampionatit me pikë të barabarta me Partizanin.
"Rregulloret janë të shkruajtura e bardha në të zeze, kështu që unë mendoj se nuk është e udhës të ndryshohet rregullorja. Mendoj që kemi bërë një kampionat të mirë, kemi ardhur këtu duke derdhur djersë e gjak, kështu që jemi të kënaqur me atë çfarë kanë dhënë çunat", vijoi durrsaku.
Trajneri Shehi falenderon tifozët që i kanë ndenjur pranë ekipit këtë sezon.
"Nuk kam asnjë lloj mesazhi, për asnjë, përveç skuadrës time dhe tifozëve të mi që i falenderoj që janë gjithmonë afër skuadrës. Ne kemi zhvilluar një sezon të gjatë me uljet-ngritjet tona me tranzicione të mëdha, siç thashë e kemi mbyllur kampionatin me pikë të barabarta dhe ritheksoj atë çka thashë pak më parë deri këtu kemi ardhur me sakrificë e me djersë”, deklaroi Shehi.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.5%
-
Jo
17%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2979
Lajme të tjera
-
Luhet në tre ditë dhe orare të ndryshme, 'Klasikja' e Superligës spostohet në Kukës (Agjenda)
3 Tetor, 17:13
-
GOLAT/ Laçi fiton 0-3 kundër Tiranës në kryeqytet, Mirel Josa rikthehet me tri pikë te kurbinasit! Java e 7-të e Superligës me surpriza
3 Tetor, 16:08
-
Vetëm tre muaj te Partizani, në Kroaci kërkojnë rikthimin e Zoran Zekic
3 Tetor, 15:46
-
VIDEO GOLAT -Rikthehet Kukësi, fitore me përmbysje kundër Erzenit! Trajneri Nica mban fjalën
2 Tetor, 16:05
-
VIDEO/ Egnatia 'i fal' fitoren Teutës, Skënderbeu mposht 1-0 Partizanin! Java e shtatë e Superligës nis me surpriza (Renditja)
1 Tetor, 18:39
-
Luajnë kundër kampionëve në Korçë, Ivan Gvozdenovic: Skënderbeu kërkon fitoren
30 Shtator, 22:56
-
Basketboll/ Besëlidhja 'e bën rrugë', mund Tiranën dhe siguron trofeun e Kupës së Shqipërisë
30 Shtator, 16:34
-
VIDEO/ Dinamo 'shkelmon' krizën edhe me 10 lojtarë, 'Nëndetësja' fiton në Laç dhe sheh sipërfaqen! Igli Tare në stadium
28 Shtator, 17:02
-
Superliga bëhet 'lëmsh', ndryshojnë sërish oraret për javën e 7-të (AGJENDA)
28 Shtator, 16:39
-
Basketboll/ Besëlidhja dominon Partizanin, Tirana kalon Kamzën! Mësohet finalja e Kupës së Shqipërisë
28 Shtator, 13:03
-
VIDEO/ Egnatia me hap kampioni, fiton 0-2 me Vllazninë në Shkodër! Teuta dhe Kukësi paqe pa gola
27 Shtator, 20:22
-
GOLAT/ Skënderbeu del nga kriza, Rrogozhina i sjell fat korçarëve! Erzeni disfatë pas dy fitoreve
27 Shtator, 16:59