TIRANË - Trupi i pajetë i një personi është gjetur mbrëmjen e djeshme në Liqenin e Farkës. Policia dyshon se Napolon Myrtezaj është vetëmbytur, por i dyshimtë është fakti që ai është gjetur me duar të lidhura në një shtyllë betoni. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë parë trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë. Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet pasi dyshohet për ndonjë vrasje të mundshme, duke parë që kufoma është gjetur i lidhur me një tullë betoni. Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është Napoleon Myrtezaj, 46 vjeç.

Nga të dhënat e mbledhura është mësuar se, ai kishte pasur një zënkë në familjen e tij, për shkak të kushteve ekonomike. Ai kishte shfaqur dhe më parë probleme mendore.

Policia ka nisur punën gjithashtu dhe për të ekzaminuar kohën që trupi i pajetë i Myrtezajt ka qëndruar nën ujë në liqenin në periferi të kryeqytetit. Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s për nxjerrjen e trupit të pajetë nga uji.


i mbyturi ne farke me logo
(Në foto: Policia në Farkë, në vendin ku u gjend i viktima)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)