Farmacistët letër Metës: Tërhiqni
"Sigurimet", do të falimentojmë
PDF/ Letra e plotë e farmacistëve

Farmacistët letër Metës: Tërhiqni<br />PDF/ Letra e plotë e farmacistëve">
Nëse do të miratohet ligji i ri për “Sigurimet Shoqërore” për profesionet e lira, atëherë farmacistët do të detyrohen të mbyllin bizneset e tyre. Ky është opinioni i Urdhrit të Faramacistëve të Shqipërisë, ku përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kryetarit të Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafa, Kreut të grupit parlamentar të PS, Gramos Ruci, atij të PD-së Edi Paloka, të LSI-së Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizit të PDIU-së, kërkon tërheqjen nga propozimet e Këshillit të Ministrave për rritjen e pagesës për sigurimet shoqërore.
 
“Në kushtet e reja që ligji autorizon KM, nuk përjashtohet mundësia e caktimit të nivelit të pagave për profesionistët e lirë, përfshi këtu edhe farmacistët, në kufirin e pagës maksimale, si bazë për të  cilën llogariten kontributet e sigurimeve në përqindje të caktuar nga ligji. Një  veprim  i  tillë  do  të  rriste  ndjeshëm  shumën  e  këtyre  detyrimeve,  madje  deri  në  kufirin  e  falimentimit  të  biznesit  të  farmacisë e  për  pasojë do  të hidhte  në rrugë një  numër të  konsiderueshëm të farmacistëve, të cilët realizojnë një xhiro vjetore modeste dhe që janë në kufirin  e mos sigurimit të mjeteve të nevojshme financiare për ta dhe familjet e tyre”, thuhet në letrën e Urdhrit të Faramacistëve.

Më tej në letër thuhet se nga miratimi i ligjit të ri, niveli aktual i detyrimeve do të 5-fishohej.

“Pa dashur të hyjmë në përllogaritje shifrash, detyrimet që parashikohen nga një veprim i tillë, arrijnë  në nivelin mbi 5 herë më të larta se niveli aktual i detyrimeve që ata paguajnë. Ky  propozim  është  në  kundërshtim  me  frymën  e  ligjit  për  sigurimet  shoqerore,  për  faktin  se kontributi për sigurimin shoqeror është një detyrim monetar që paguhet edhe nga personi që është  i vetëpunësuar, me qëllim përftimin e pensionit të pleqërisë dhe përfitimeve të tjera që ofrohen nga  skema e sigurimeve shoqërore të detyrueshme,” sqarohet në letër.

Anëtarët  e  Urdhrit  të Farmacistëve të Shqipërisë kanë ngritur si shqetësim kryesor, se paga e propozuar, mbi bazën e  të cilës është propozuar të llogaritet ky detyrim, është më e lartë se sa vetë të ardhurat mujore, që  ata  arkëtojnë  nga  puna  e  tyre  gjatë  një  periudhë  një  mujore. 

Sipas Urdhrit të Farmacistëve, argumenti se një veprim i tillë do të rrisë masën e pensionit për këtë kategori, është i paparanueshëm, pasi është në dëshirën e çdo të vetëpunësuari që të paguajë sigurime shoqërore në masën që ato e shohin të arsyeshme dhe në raport me të ardhurat.

Një propozim i tillë sipas UFSH-së  është  diskriminues  dhe  pengues  për  farmacistët  e  rinj , të cilët për shkak të konkurencës  mund të shkojnë në faliment.
Urdhri i Faramcistëve Shqiptarë po ashtu kërkon që ndryshimet e propozuara të diskutohen me grupet e interesit.

Ligji  i ri i “Sigurimeve Shoqërore” parashikon pagesën e kontributeve të sigurimeve për profesionet e lira deri mbi pagën maksimale që arrin në shumën 97.030 lekë.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve