Fasonet, biznesi italian
po rikthehet në Shqipëri

Fasonet, biznesi italian<br />po rikthehet në Shqipëri
TIRANE - Në kulmin e krizës globale, po vihet re se është shtuar numri i firmave fasoniste italiane që lënë Kinën dhe i rikthehen rajonit. Për pjesën më të madhe të tyre, ndalesa e parë është Shqipëria. Sipas fasonistëve, të gjithë italianët që kanë punuar këtu në vitet ‘95-‘96 dhe e njohin vendin, po kërkojnë të rikthehen dhe të spostojnë këtu pjesën më të madhe të prodhimit.

“Ka mjaft negociata me firmat që kanë ikur nga Kina, Tunizia dhe Libia”, deklaron Bardhi Sejdarasi, drejtor ekzekutiv i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve. Rritja e çmimeve në Kinë është një nga shkaqet kryesore të largimit të firmave europiane të tekstileve nga ky vend.

Ndërkohë, largimi nga vendet e Lindjes së Mesme bëhet për shkak të paqëndrueshmërisë politike. Po kështu, çmimi i lëndës së parë në Kinë është rritur deri në 50%, sepse tashmë ndërmarrjet duhet të përballojnë vetë të gjitha shpenzimet. Kjo po nxit shumë firma ndërkombëtare që të kërkojnë tregje jo vetëm për të qepur porositë e tyre, por edhe për lëndën e parë.

Shkaku kryesor që po i orienton drejt Shqipërisë është ulja e numrit të porosive në sasi të mëdha dhe preferenca gjithnjë e më shumë e sasive të vogla. Kjo ka qenë në favor të ndërmarrjeve shqiptare, të cilat punojnë të gjitha me sasi të vogla dhe dorëzojnë porositë në një kohë të shkurtër. Avantazhi tjetër është afërsia gjeografike dhe transporti i shpejtë.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë