Fasonët humbje 110 mln euro, Prençe: Garancia sovrane do na ndihmojë! Kërkojmë që interesi i kredisë të jetë 0% deri 1.5%

Garancia Sovrane 4 miliardë lekë që vendosi të japë qeveria për të investuar në teknologji dhe për të dalë nga situata e vështirë financiare, është hap i rëndësishëm që sektori fasonë të dalë nga kriza e përfshirë që pas pandemisë, e që kulmoi vjet për shkak të zhvlerësimit të euros.

Teksa pritet të përcaktohen kushte, kriteret, norma e interesit apo vlera e huasë që mund të marrë një biznes, për Report TV Edvin Prençe, i ProEksport Albania ka listuar kërkesat e tyre, nga norma e interesit, deri tek kërkesat e bankave që sipas tij duhet të jenë minimale, pasi janë në vështirësi financiare.

“Në shumë biznese bilancet e vitit 2023, do të jenë negative ose me rritje shumë të ulët fitimi. Ne kemi kërkuar që kur të bëhet analiza e riskut nga Bankat të merret për bazë bilancet e vitit 2022, në mënyrë që të mos përjashtohen shumë biznese që kanë nevojë, dhe që do kishin dëshirë të merrnin kredi por që analiza do ti përjashtonte nga përfitimi. Shumë e rëndësishme është e %, ajo që ne kërkojmë që përqindja e këstit të kredisë që ne do të paguajmë të jetë shumë minimale pothuajse zero sepse është e vetmja zgjidhje që bizneset të mund të aplikojnë për të marrë kredi”, tha Edvin Prençe.

Po ashtu Prençe tha se duhet të merren masa që të përfitojnë fillimisht kompanitë që kanë nevojë, dhe jo ato që duan të fuqizojnë biznesin.

“Ne kemi kërkuar një mbështetje nga ana e qeverisë përsa i takon kolateralit të përqindjes së kësaj kredie, e cila do të bënte të mundur përthithjen të shumës nga bizneset që kanë nevojë, dhe të mos merret nga ato biznese që e bëjnë për të rritur aktivitetin e tyre”, tha Prençe.

Situata e sektorit aktualisht thotë Prençe është e vështirë, pasi largimet nga puna të punonjësve vijon, ndërsa fabrikat po mbyllin aktivitetin.

“Dita ditës ka shkurtime të vendeve të punës, ka fikje dhe mbyllje të fabrikave prodhuese dhe në shumicën e rasteve janë në zonat më rurale të Shqipërisë ku nuk ka aktivitete të tjera ekonomike. Jemi rreth 700 biznese aktive dhe të paktën 20 biznese janë drejt mbylljes dhe janë 4500 vende pune të humbura”, pohon Prençe.

Efektet e para të krizës nisën që në vitin 2020 pas izolimit nga COVID-19, ku kompanitë u detyruan të ndryshonin zinxhirin e prodhimit, dhe të fokusoheshin tek materialet mjekësore. 

Në total fatura e humbjeve të këtij sektori nga janari i vitit të kaluar deri në fund të janarit të këtij viti ishte afro 110 milionë euro.

Shkaku kryesor sipas shoqatës ProEksport Albania është zhvlerësimi i euros. Nëse në fund të vitit 2022 një euro kushtonte deri 116 lekë, aktualisht është në vlerën 103.7 lekë, por vjet në verë zbriti deri në 100 lekë. Kjo rënie e fortë, ju zhvlerëson eksportuesve fitimet, pasi shesin të njëjtin mall e marrin më pak para. 

EKSPORTET E TEKSTILEVE DHE KËPUCËVE 
Viti 2022       135.222 mld lekë
Viti 2023       126.308 mld lekë
Diferenca        - 8.914 mld lekë

EKSPORTET E TEKSTILEVE DHE KËPUCËVE 
Janar 2023       11.355 mld lekë
Janar 2024         9.243 mld lekë
Diferenca         -2.112 mld lekë

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja