Fasonët nuk arrijnë shifrat e parakrizës,në 11 muaj u rritën importet u ulën eksportet! Këshilli i Investimeve: Industria përballet me 10 sfida kryesore

Një nga sektorët e goditur nga pandemia COVID-19, biznesi fason ndryshe nga shumë sektorë të tjerë nuk ka arritur të kapërcejë efektet e negative të shkaktuara gjatë vitit 2020.

Sipas të dhënave të INSTAT në 11 muaj fasoneritë kanë eksportuar 846,4 milionë euro, ose rreth 63.3 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Ndërkohë në raport me vitin e kaluar, ky sektor ka eksportuar 67.8 milionë euro më shumë.

Sa i takon importit, ka pasur rritje edhe në raport me vitin 2019. Sipas të dhënave nga janari në nëntor të këtij viti janë importuar 676.9 milionë euro nga 662.3 milionë euro që u importuan në 2019.

Për të mbështetur këtë industri qeveria ka vendosur që të japë 1 miliardë lekë garanci sovrane në vitin e ardhshëm. Ndërkohë Këshilli i Investimeve thotë se industria e veshjeve ka 10 sfida të mëdha përpara dhe që duhet mbështetje.

Po mbyllet cikli i prodhimit, janë vjetruar pajisjet, forcimi i lekut ndaj euros ka rritur kostot, shtuar kostot e paketimit, tatimi i lartë mbi fitimin, kostot e transportit apo energjisë janë disa nga sfidat e listuar në një raport të Këshillit të Investimeve.

Mundësitë e këtij biznesi janë të mëdha thuhet në studim, por kërkohet mbështetje për rritjen e promovimit të prodhimit Made In Albania që ka standarde të reja. Po ashtu kërkohet të merren masa për rritjen e konkurrencës dhe një analizë e çmimeve nga produktet e importit.

 

EKSPORTET E VESHJEVE DHE KËPUCËVE

Janar-Nëntor 2021            846,4 mln euro

Janar-Nëntor 2020            778,5 mln euro

Janar-Nëntor 2019            909,7 mln euro

 

IMPORTE  E VESHJEVE DHE KËPUCËVE

Janar-Nëntor 2021                 676,9 mln euro

Janar-Nëntor 2020                 563,4 mln euro

Janar-Nëntor 2019                 662,3 mln euro

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille