Fasule behari

Përbërësit:

  • 500 g fasule
  • 1 qepë
  • 1 spec jeshil
  • 1 domate
  • Nenexhik
  • Kripë dhe piper
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Fasulet i ziejmë derisa të zbuten. Në tigan skuqim qepën derisa të zbutet, shtojmë specin dhe më pas domaten e grirë. Shtojmë fasulet dhe lëngun, një pjesë e bluajmë për të trashur lëngun, në fund shtojmë nenexhikun e freskët dhe vajin e ullirit.