Fate Velaj, deklaratë mirënjohjeje 
nga Bashkia e Cleveland-it

Fate Velaj, deklaratë mirënjohjeje <br />nga Bashkia e Cleveland-it
TIRANE- Fate Velajt, këshilltarit të kryeministrit Edi Rama për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Europiane, në prani të kryetarit të Bashkisë se Cleveland-it, Franklin Jackson, dhe anëtarëve të këtij këshilli, i është dorëzuar, “Resolution of Welcome and recognition” (Deklarata e Mirëseardhjes dhe Mirënjohjes). Deklarata i është dhënë me motivacionin se “Këshilli Bashkiak i Cleveland është krenar t’i thotë Fate Velaj, mirëseerdhe në Cleveland dhe t’i shprehë mirënjohjen për angazhimin e tij gjatë aktivitetit të titulluar “Arti përmirëson kohën”.

Kryetari i këshillit, Kevin Kelley, i dorëzoi titullin. Fate Velaj tha se: “unë nuk e di se kur ka ardhur shqiptari i parë në Cleveland, por, di se aty nga vitet 1876, në SHBA do të shkelte i pari shqiptar dhe, nga thellësia e bindjes sime të plotë them se ai, do të kete shkelur me këmbën e mbarë dhe dorën në zemër këtu tek ju, në tokën e premtuar”.

Duke ju referuar ndihmës së Amerikës ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë,Velaj tha se, “ju  keni bërë aq shumë për ne, saqë ne nuk do jemi kurrë në gjendje t’ju falënderojmë dhe ndoshta nuk është mirë të them se ju, se dini se ku bie tamam Shqipëria për të mos thënë se nuk e dini se ku i bie qyteti im Vlora apo Fieri ku, në çdo 4 korrik, në “Sheshin Europa“, nën himnin e Amerikës dhe fjalëve “God bless America“ ne ngremë flamurin tuaj si një shenjë respekti e dashurie për popullin amerikan, për vlerat themeltare të njerezimit që ai përfaqëson dhe për të gjithë ato vajza e djem shqiptarë që jetojnë e punojnë këtu, mes jush të cilët janë Shqipëria e vërtetë dhe mishërim i vlerave të saj“.

Gjatë kësaj vizite, Fate Velaj, i cili ndodhet në SHBA së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj, zhvilloi disa takime të rëndësishme mes tyre dhe një takim me senatorin Sherrod Brown,të cilin e falënderoi për mbështetjen që SHBA  i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë historisë dhe e informoi mbi zhvillimet në Shqiperi dhe në veçanti ato që kanë të bëjnë me rolin e Shqipërise si faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit. Gjithashtu, Fate Velaj e informoi mbi angazhimet e Shqipërise në “koalicionin kundër të keqes” siç jane ato në angazhimet në luftën kundër terrorizmit dhe ato në NATO dhe më pas, mbi vizitën e kryeministrit Rama që po atë dite  zhvillonte në Beograd. Velaj i bëri një panoramë të botës së hapur dhe pa paragjykime e komplekse të politikes së re shqiptare të pas 23 qershorit.

Senatori Brown vlerësoi rolin e Shqipërisë, jo vetëm në rajon dhe u intereresua të dinte më shumë mbi disa aspekte të veçanta të politikes së jashtme të Shqipërisë. Me këtë  rast, Fate Velaj i dorëzoi te nderuarit senator Sherrod Brown dhe letrën që kryeministri Rama i dha për senatorin, ku e informonte mbi zhvillimet në Shqipëri, ato të bashkëpunimit në kuadër të angazhimeve të përbashkëta si dhe e ftonte  të vizitonte Shqipërinë në një kohë që për të do të ishte e favorshme. Fate Velaj, gjatë qëndrimit në Cleveland ka çelur ekspozitën fotografike “Shqipëria – e parë ndryshe” në bashkinë e këtij qyteti  me pjeswmarrjen e figurave qendrore të kësaj bashkie ku ishte vendosur flamuri shqiptar dhe ai amerikan.

Miq amerikanë e shqiptarë që banojnë në SHBA vlerësuan 70 fotografite e paraqitura, një perzgjedhje e punëve të realizuara nga Fate Velaj dhe fotografëve Ardian Fezollari nga Pogradeci, Arben Alliaj nga Fieri dhe Met Axhushi nga Vlora.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje