Ministrat e Bashkimit Europian do të zhvillojnë një samit për t'i dhënë zgjidhjen përfundimtare valës së emigrantëve që kanë hyrë në kontinentin europian.

Në këtë mbledhje do të diskutoher fati i 120 mijë azilkërkuesve të cilët kanë mbëritur ditët e fundit në Europë. Disa shtete europiane kanë bërë thirrje që vednet anëtare të BE-së të pranojnë kuotat e detyrueshme për refugjatët e ardhur nga vendet e luftës.

Ardhja e mijra emigrantëve ka krijuar ndarje të thella brenda BE-së pasi Hungaria ka deklaruar se refugjatët kanë kërcënuar kufijtë e europës.

Të hënën pas bisedimeve kryeministrat e Hungarisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Republikën Çeke, kanë kundërshtojnë kuotat e detyrueshme ndaj refugjatëve.

Gjatë ditës së djeshme Hungaria miratoi në parlament ligjin e ri, i cili për të shpërndarë turmat e refugjatëve i jep të drejtë ushtreisë të përdorë plumba gome, gaz lotësjellës si dhe armë të tjera.

Gjermania thotë se gjatë këtij viti numri i refugjatëve do të shkojë mbi 1 milionë.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)