Fati i '18 Qershorit' në duart e
Gjin Gjonit, gjykon padinë e PD

Fati i '18 Qershorit' në duart e<br />Gjin Gjonit, gjykon padinë e PD
Shorti me gogla zgjedh relator në padinë opozitës për listat zgjedhore pranë Kolegjit gjyqtarin Gjin Gjoni, ndërsa anëtarë të kësaj trupe do të jenë gjyqtarët Tomor Shkreli, Ridvan Hado, Artur Malo dhe Sotiraq Lubonja.

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë të enjten e ardhshme, 18 maj, në orën 12:30, kërkesën e opozitës për rrëzimin e vendimit të KQZ.

PD ka depozituar në kolegj padi ndaj vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e listave shumë emërore me kandidatët e partive politike që marrin pjesë në fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Në padinë e saj PD argumenton se është shkelur afati regjistrimit midis orës 12 të mesnatës së 28 Prillit për 29, ndërsa KQZ pretendon se ka respketuar afatin 50 ditor që përkon me ditën 29 Prill kur dhe u mbyll afati për depozitimin e listave.
 
Seanca kur do të zhvillohet gjykimi i kërkesë padisë ende nuk është caktuar ndërsa ReportTv ka mësuar se ajo do të jetë mesjavën e ardhshme.
 
Por si u përzgjodh kjo trupë e Kolegjit?
Në garë për të qenë pjesë ishin 8 gjyqtarët e zgjedhur pak muaj më parë nga KLD si anëtarë të kolegjit, ndërsa për herë të dytë shorti me gogla i ka buzëqeshur gjyqtarit Gjin Gjoni i cili u zgjodh pjesë e trupës gjyqësore po ashtu dhe relator.
 
Vetë gjyqtari Gjoni nuk ishte i pranishëm gjatë shortit por në emër të tij dhe dy gjyqtarëve të tjerë që mungonin goglat u përzgjodhën nga sekretaret gjyqësore.
 
Juristi i PS kërkoi zëvendësimin e 2 goglave
Pak para nisjes së shortit juristi i partisë Socialiste kërkoi zëvendësimin e 2 goglave pasi sipas tij kishin shenja dalluese, zëvendësim që u krye dhe procesi vijoi pa kundërshti nga jursitët e PS, LSI, PD dhe PAA që ishin të pranishëm në sallë.

5 anëtarët e trupës gjykuese janë;
Tomor Shkreli
Gjin Gjoni (relator)
Sotiraq Lubonja
Ridvan Hado
Artur Malaj

Ankimimi i opozitës, seanca e Kolegjit të enjten e ardhshme
Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë të enjten e ardhshme në orën 12:30, kërkesën e opozitës për rrëzimin e vendimit të KQZ për regjistrimin e listave të kandidatëve në zgjedhjet e 18 qershorit.

​Relator i çështjes do të jetë gjyqtari Gjin Gjoni, ndërsa trupi gjykues do të përbëhet nga Tomor Shkreli, Sotiraq Lubonja, Ridvan Hado dhe Artur Malaj.

Opozita ka depozituar në kolegj padi ndaj vendimit të KQZ, me pretendimin se partitë politike i kanë dorëzuar 24 orë me vonesë listat e kandidatëve. 

Nëse Kolegji vendos në favor të opozitës, atëherë pamundësohet mbajtja e zgjedhjeve në 18 Qershor. Një situatë kjo me shumë të panjohura për hapat e mëtejshëm, por që shihet si një mundësi për të tera negociata mes mazhorancës dhe opozitës.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal

Call centerat drejt tkurrjes, Suela Gega: Rrogat kanë mbetur në vend, bëj string art që t’ia dal