Jeta e re e Ela Halilajt ndryshoi nga llotaria.

Jo nga lotaria kombëtare që të mbulon me para, por nga lotaria amerikane e emigracionit që i mundëson fituesve nga shtetet e tjera që të zhvendosën në Amerikë. Fatlumët plotësojnë formularët në një vend të caktuar, dhe ata që zgjidhen në lotari lejohen që të shpërngulen në mënyrë të përhershme.  

Disa vite më parë Halilaj ishte një studente e cila ndiqte studimet në Cathedral High School in Boston kur e telefonoi tezja e saj, tek e cila ajo jetonte përkohësisht në Boston.

“Tezja ime ishte shumë e lumtur që përmës lotarisë isha përzgjedhur unë”, - tha Halilaj, e cila tashmë është një menaxhere e shërbimit të klientëve në Anna Jaques Hospital. “Dëgjova gëzimin e saj, dhe pyeta veten: ‘Si ka mundësi që të kem kaq fat?’”.

“Lotaria është diçka e madhe në vendet e botës së tretë dhe kur mësova se ishte e vërtetë, e kuptova se e gjithë jeta ime do të ndryshonte. Kjo do të thoshte se dokumentacioni im do të ishte i rregullt dhe mund të planifikoja një jetë në Amerikë”.

Halilaj mbërriti në SHBA nga Elbasani. Ajo kishte patur notat më të larta si studente dhe prindërit e saj, që të dy profesorë matematike dhe shkencash, donin që ajo të kishte mundësi më të mëdha. Kështu që Halilaj jetoi te tezja gjatë adoleshencës por nuk e pati të lehtë.

“Unë isha fare e re dhe nuk ishte aspak e lehtë të largohesha nga familja dhe shoqëria ime”, tha Halilaj, e cila tani është 36 vjeçe. “Nuk dija të flisja anglisht dhe shihja kartonë vizatimorë me një fëmijë tre-vjeçar meqë ato kishin titra në anglisht. Por po të shoh pas nuk është se në Shqipëri ka shumë punë të mira dhe sektori mjekësor nuk ka shumë rregull. Edhe pse më merrte malli për familjen, ndihem shumë me fat sot”.

Halilaj u diplomua në Emmanual College, dhe që atëherë ka marrë një diplomë master në shendet publik dhe administrim në Universitetin e Bostonit.

Ajo është një biokimiste, dhe në këtë rol ajo mbikëqyr departamentin e spitalit që merr kampionë gjaku dhe urine çdo ditë.

Halilaj donte të bëhej doktoreshë por tani ajo është në rrugë e sipër për të marrë doktoraturën në kujdesin shëndetësor.

Ajo është martuar me Armandin, që është gjithashtu nga Shqipëria dhe prindërit e saj janë transferuar në SHBA.

Tani drejtuesja e departamentit është e martuar, është nëna e dy fëmijëve dhe synon ta ndihmojë spitalin të përballet me sfidat e reja. Spitali Anna Jaques ka hapur së fundmi një repart të ri në Haverhill, dhe ajo po asiston me dhënien e ndihmës që ky shërbim të nisë sa më mbarë.

“Ela ishte e domosdoshme në planifikimin dhe zhvillimin të Shërbimit tonë të ri të Gjakut në Haverhill, duke na sjellë në tryezë përvopjën e saj me ligjet dhe punën”, tha Mark Goldstein, Drejtori Ekzekutib dhe presidenti i Spitalit Anna Jaques.

Gary Lee, zv.president i shërbimeve klinike te Anna Jaques, tha, “Ela sjell një nivel të lartë profesionalizmi në laborator dhe pasioni i saj që pacientët të kenë një eksperiencë sa më të mirë është i admirueshëm”.

Halilaj qeshi kur tha: “Kam probleme me theksin tim kur shqiptoj Haverhill. Por u them njerëzve se jam shqiptare, kështu që më lejohet të flas në këtë mënyrë. Por jam krenare për këtë, sepse kjo është origjina ime”.

Ajo u thotë fëmijëve të saj, që janë 13 dhe 10 vjeç: “Në këtë vend kufiri është qielli. E keni vetë në dorë. Unë kam luftuar por jam e lumtur. Tani familja ime është përparësia numër një, por më pëlqen të punoj në spital. Gjërat po ecin mirë dhe jam e lumtur që ndodhem në këtë shtet”.

s.k/Shqiptarja.com