Fati i koalicionit, Rama-Meta të
buzëqeshur pas takimit 4 orësh
​Darka me prodhime deti dhe verë speciale/ Foto
Veliaj e Vasili në takimin Rama- Meta te Pazari i Ri

Fati i koalicionit, Rama-Meta të<br />buzëqeshur pas takimit 4 orësh<br />​Darka me prodhime deti dhe verë speciale/ Foto<br />Veliaj e Vasili në takimin Rama- Meta te Pazari i Ri
Kryeministri Edi Rama dhe aleati kryesor në qeverisje, Ilir Meta zhvilluan një takim për rreth 4 orë në një nga restorantet te 'Pazari i Ri' në Tiranë.
 
Takimi mes kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, ku pjesë e tryezës ishin edhe Erion Veliaj me Petrit Vasilin nisi rreth orës 21:00 dhe përfundoi në orën 01:00 pas mesnate.
 
Në qendër të diskutimit mes dy aleatëve në qeverisje ishte rinovimi i koalicionit edhe për një tjetër mandat, por ende nuk dihet se çfarë është vendosur në përfundim të 4 orëve.
 
Nga takimi i pari doli i kryeministri Rama me kryebashkiakun Erion Veliaj, ndërsa disa minuta pas tij u largua edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta me Petrit Vasilin.
 
Të dy palët, si Rama edhe Meta nuk kanë pranuar që të japin prononcime për mediat që ishin të pranishme, por u mjaftuan me një buzëqeshje duke lënë mister fatin e koalicionit, nëse do të vazhdojë me një marrëveshje të re parazgjedhore apo jo.

Takimi mes Ramës dhe Metës erdhi një ditë pas 1 Prillit, data e marrëveshjes së 4 vite më parë dhe pak orë pas ftesës që Rama i bëri kryetarit të LSI gjatë punimeve të Asamblesë së PS.
 
Rama u shpreh se socialistët janë gati, ndërsa i takon LSI për të vendosur. Por për të mësuar nëse Meta ka pranuar apo jo për të vazhduar bashkëqeverisjen duhet të pritet për të zbardhur takimin mes dy palëve.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg