Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri thotë se qeveria po shqyrton opsionet që mund të ndiqen në raport me përspektivën e Albpetrolit. Gjatë një takimi me një grup investitorësh nga Kazakistani Gjiknuri i informoi ata për interesin në rritje për blloqet e lira të kërkimit të naftës dhe rregullat që po hartohen për dhënien e tyre për kërkim.
Investitorët kërkuan të njihen me potencialin e fushave të kërkimit të naftës ashtu sikurse me përspektivën që ka qeveria shqiptare në raport me kompaninë e naftës Albpetrol.
Ministri Gjiknuri deklaroi se gjatë muajve të fundit ka patur zbulime të reja në zonën e Shpiragut nga Shell&Petromanas çka flet për potencialin e lartë që ka vendi në drejtim të rezervave në naftë. Investitorët u interesuan edhe për zhvillimet në energjitikë ku konkretisht diskutimet u ndalën tek projektet e mëdha si hidrocentralit i Skavicës.
Ministri Gjiknuri shprehu interesin e tij që investitorët nga Kazakistani të shikojnë mundësinë e angazhimit në ndërtimin e TEC-it të përbashkët me Kosovën i cili do të përbënte një investim të rëndësishëm për sistemin energjitik në të dyja vendet.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
