'Fati nuk ishte me ne', Tuchel pas eliminimit: Arbitri ishte për turp

'Fati nuk ishte me ne', Tuchel pas eliminimit: Arbitri ishte për turp

Thomas Tuchel

Bayern Munich barazoi 1-1 me Manchester City-n në çerekfinalen e kthimit në Champions League. Bavarezët eliminohen kështu nga Europa, kjo pas humbjes 3-0 në sfidën e parë. Pas ndeshjes dhe pas një tjetër dështimi në stolin e gjermanëve, trajneri Thomas Tuchel e ka vendosur fajin te fati dhe vendimet e gabuara të arbitrit francez, Turpin. Pas eliminimit nga Kupa dhe formës "jo" në Bundesligë, Tuchel sheh veten që pak javë pas emërimit në stolin e kampionëve të Gjermanisë, të eliminohet edhe nga Champions League.

"Jemi ende në proces njohjeje me grupin, por puna është evidente pas çdo sfide. Fati na la në baltë përballjen e parë, e njëjta tablo ndodhi sërish në Munich. Nëse do të ishim treguar më cinikë në raste tona, tashmë mund të ishim duke festuar kualifikimin, ja që nuk ndodhi dhe duhet të reflektojmë nga skena të tilla mbi vazhdimësinë", tregoi fillimisht trajneri i Bayern.

Më pas Tuchel u ndal edhe te vendimet e arbitrit Clement Turpin, të cilat i gjykoi si të ulëta.

"E vlerësoj me notën 3, performancë e dobët në dhënien e vendimeve të nxituara, gjithsesi analiza është e kotë. Shpresoj që rruga të mos na përballë me këtë nivel të ulët gjykimi", tha Tuchel pas ndeshjes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike