Fatjoni dhe Matilda, mes dashurisë së
vërtetë dhe lojës së “Big Brother”

Fatjoni dhe Matilda, mes dashurisë së<br />vërtetë dhe lojës së “Big Brother”
Prej gati dy javësh shtëpia më e famshe e “Big Brother Albania 7” është vendosur në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar.

Por, ajo çka na ka bërë më kurioz gjatë ktyre ditëve ka qenë loja që po bëjnë dy prej banorëve të këtij edicioni, çifti Fatjoni dhe Matilda, një dashuri e kurorëzuar prej 10 vitesh përball lojës së “Big Brother”.

Fatjoni dhe Matilda nuk janë më duke bërë lojra fjalësh! Duket se sjellja e Fatjonit me Julianën është kthyer në një shqetësim vërtet serioz për Matildën.

Ajo e nis bisedën duke i thënë ‘boll të durova’ dhe shton se nuk ka më ndërmend të shqetësohet për veprimet e tij, pasi gjithë këto kohë ka pasur mendjen tek ai, duke u shqetësuar për lidhjen e tyre.

Nëse loja e tij është ajo që ka zgjedhur të bëjë, atëherë edhe ajo ka vendosur të bëjë lojën e saj.

Por, gjendja e irrituar mes çiftit nuk ndalet këtu. Të martën Fatjoni dhe Matilda vihen përball njëri-tjetri duke u ngacmuar me fjalë, ndërkohë që Jona pastron kuzhinën.

Fatjoni i tregon Matildës se është bërë shumë xheloz për mënyrën sesi ajo kërcente me Valerin.

Ai është i mendimit se Matilda dridhet kur kërcen, madje provokon edhe me veshjen e saj.

Matilda ia kthen shume e bindur: “Mirë ta bëra, kështu e do ti, se kam ndejtur gjithë këto ditë si qenushe pas teje”.

Fatjoni insiston dhe i thotë që nuk ka asnjë motiv që të sillet ashtu, duke i rrëfyer që sot gjithë ditën ka qenë keq prej saj.

Matilda duket se kënaqet me xhelozinë e burrit të saj dhe vazhdon ta ngacmojë, duke i thënë që ai rri tërë ditën pas Julianës.

Fatjoni nis ta provokojë dhe i thotë që çfarë do të mendojë ajo nëse bëhet çift me Julianën.

Matilda e vendosur i përgjigjet: “Nuk e pranoj dhe pikë”. Matilda fillon kritikat ndaj Fatjonit, duke e këshilluar që të jetë më i vendosur në veprimet që bën.

Ajo është e bindur që Fatjoni rrezikon më shumë se të gjithë banorët të dalë të premten, pasi ai nuk është sjellë aspak mirë ndaj saj.

Matilda shprehet se Fatjoni nuk ka qenë i drejtë me të dhe publiku që ka parë çdo gjë, nuk e ka pëlqyer sjelljen e tij.

Fatjoni duket indiferent dhe thotë nëse duhet të dal të premten, do të dal.

Mendimin se Fatjoni rrezikon të dalë të premten, Matilda e ndan edhe me Arditin, i cili vjen përsëri pranë tyre.

Arditi shprehet se nuk ka asnjë mendim, pasi nuk i dihet kush del nga shtëpia.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos