Fatjoni i BB8: Po bashkëjetoj me
Xhensilën, Veseli një djalë i buku

Fatjoni i BB8: Po bashkëjetoj me<br />Xhensilën, Veseli një djalë i buku
Djali nga Skrapari i cili u dallua për lojën e tij në edicionin e 8-të të Big Brother, rrëfen për gazetën “Shqiptarja.Com” eksperiencën e tij gjatë 100 ditëve, ‘armiqtë’ dhe strategjitë e lojës. Në këtë intervistë ai tregon edhe raportin me bukuroshen Xhensila Pere, e cila shpesh herë është komentuar si një lojë nga të dy partnerët, por Fatjoni e mohon këtë gjë duke thënë se, raporti me Xhensilën ka demonstruar çdo ditë që ishte produkt i një ndjenje të pastër plot dashuri. Djali 26 vjeçar, i cili ka lindur në Skrapar, por prej vitesh jeton dhe punon në Tiranë, është diplomuar për Juridik dhe punon në fushën e ndërtimeve, në biznesin e familjes së tij. Ai ka treguar se angazhohet seriozisht në punë, por angazhohet po aq seriozisht në ndjekjen e pasioneve të tij, sepse Fatjonit i pëlqen të shijojë çdo eksperiencë. E fundit që shijoj ishte “Big Brother” dhe përballja me banorët e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.
 
 
Pas një rrugëtim prej 100 ditësh në shtëpinë më të famshme të “Big Brother”, pas 48 orësh po shijoni lirinë, çfarë të solli ky edicion?

Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe më vlejti për të sfiduar veten përballë 21 konkurrentëve me tipologji nga më të ndryshmet. Një rrugëtim që më mësoi se si të reagoj edhe të sillem përballë të keqit, hipokritit dhe të pafytyrit për 100 ditë dhe mbi të gjitha të nisësh dhe ta mbyllësh ditën, të ndash bukën me këto tipologji!
 
Jeni cilësuar si konkurrenti më agresiv dhe gjithmonë keni qëndruar në ring çdo ditë me secilin prej banorëve. Ka qenë kjo një ‘luftë’ për të arritur në finale apo një strategji e qartë që në fillim të spektaklit?

Ishte loja që Fatjoni zgjodhi për të parë se çfarë konkurrentësh kisha përballë, duke luajtur fort me nervin dhe karakterin e tyre! Kjo lloj loje, dashje pa dashje më vuri në kornizën e konkurrentit agresiv duke patur përballë konkurrent me karakter të dobët!
 
Brenda shtëpisë keni pasur shumë ‘armiq’, një ndër to edhe fituesi i BB-së, Veseli. E meritonte fitoren e këtij edicioni?

Veseli, një djalë i bukur, që akoma s’kam kuptuar se çfarë dha në atë format për të arritur deri në finale, aq më tepër ta fitonte! Përveçse tregoi veten si djalë pa karakter dhe si bënte përshtypje asnjë fjalë apo s’dinte të përballonte asnjë debat pa praninë e Eleonorës dhe Albës.
 
 
Veç karakterit që ju ka spikatur një tjetër dimension ishte dhe raporti që krijuat me një prej bukurosheve shqiptare. Ishte i qëllimshëm afrimiteti me Xhensilën, apo vërtetë ishte një ndjenjë e lindur brenda katër mureve?

Raporti im me Xhensilën e demonstroi çdo ditë që ishte produkt i një ndjenje të pastër plot dashuri. Nuk e kam parë në asnjë moment raportin si arsye për të më mbajtur në lojë, por si një marrëdhënie e çiltër që është po aq e shëndetshme dhe jashtë mureve të shtëpisë së “Big Brother 8”.
 
Si çdo çift, ti dhe Xhensila keni pasur edhe zënka, madje ne kemi parë që keni arritur deri në ofendime. Si po qëndron lidhja juaj jashtë shtëpisë së “BB8”?

Lidhja me Xhesin vazhdon po aq e bukur sa dhe brenda shtëpisë. Zënkat janë pjesë e çdo raporti, por ndihemi shumë komod me njëri-tjetrin dhe po e shijoj në maksimum këto dy ditë.
 
Qëndron akoma propozimi që ju të dy do të takoni prindërit, do të bashkëjetoni... ashtu siç ishte propozimi dy ditë para finales?

Po! Ai propozim qëndron i pastër ashtu si është ndjenja jonë.
 
Ndonëse nuk jeni fitues, ama ja dolët që të ishit në 3 finalistët më të votuar. Cili është komenti juaj për reagimet negative në rrjetet sociale që keni marrë për shkak të lojës që keni bërë me secilin nga banorët?

Për mbështetjet dhe fjalët e bukura nuk kam fjalë për t’i falënderuar. Përsa i përket palës tjetër, ngelet mendim i tyre dhe jo të gjithë do të mbështesnin lojën e Fatjonit!

fatjon bb8

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës 'Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar