Fatmir Hoxha, anëtari i radhës i Gjykatës Kushtetuese që do të dalë para Vettingut

Fatmir Hoxha, anëtari i radhës i Gjykatës Kushtetuese që do të dalë para Vettingut

Gjykata Kushtetuese dhe Fatmir Hoxha

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese është gjyqtari i radhës që do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Seanca do të zhvillohet në datë 7 maj ora 10:00 te Pallati i Kongreseve.

Trupa gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Alma Faskaj. Fatmir Hoxha është anëtari i 4 i Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Fatos Lulos, Vitore Tushës dhe Altina Xhoxhajt. 

Deri tani nga gjykata Kushtuese, vettingu ka shkarkuar Fatos Lulon, Vitore Tusha e kaloi, ndërsa për Altina Xhoxhajn ende nuk është marrë vendimi. Kujtojmë që Besnik Imeraj u dorëhoq, ndërsa gjykata është bllokuar duke mos marrë asnjë vendim.

Procesi i Vettingut përfshin kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve të lartë, të afërmve të tyre, por edhe lidhjet që ata kanë pasur gjatë ushtrimit të detyrës me persona me “background” kriminal.

Seancë dëgjimore
07/05/2018
Data       07.05.2018
Ora         11:00 paradite
Vendi    Pallati i Koncerteve (Ish pallati i Kongreseve),Kati i 2-të.
Subjekti i rivlerësimit      Fatmir Hoxha (Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese)
Trupa Gjykuese               

Xhensila Pine

Valbona Sanxhaktari

Alma Faskaj

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin