Fatmir Limaj lirohet nga arresti i
shtëpisë, në 17 shtator vendimi

Fatmir Limaj lirohet nga arresti i<br />shtëpisë, në 17 shtator vendimi
PRISHTINË - Ish-ministri i Transporteve në Kosovë, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së, të akuzuar në rastin "Kleçka", janë liruar nga arresti shtëpiak.

Ndërkohë, më 17 shtator gjykata pritet të shpallë vendimin përfundimtar për rastin “Kleçka”. Lajmin e ka bërë të ditur misioni evropian për sundimin e të ligjit, EULEX.

“Një gjyqtar i EULEX nga Gjykata Themelore në Prishtinë ndërpreu masën e arrestit shtëpiak për dhjetë të pandehurit e rastit Kleçka”, thuhet në njoftim.

I njëjti njoftim thotë se “për të pandehurit është urdhëruar masa e paraqitjes në stacion policor dy herë në javë. Veç kësaj, të pandehurve nuk u lejohet ta lënë Kosovën deri në urdhrin e radhës nga gjyqtari kryesues”.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Tomë Gashi, njëri nga avokatët mbrojtës të Fatmir Limaj.

Ndërkohë, fjalën e tij përfundimtare nesër do ta paraqesë prokurori i rastit, Mauricio Salustro, ndërsa më 10 e 11 shtator do të jetë mbrojta e të pandehurve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024