Prej disa javësh, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë i izoluar për shkak të infektimit me COVID. Vetë Xhafaj, në një postim në rrjetet sociale ka treguar eksperiencën se si e fitoi betejën me Covid-19.
Ai ka rrëfyer se 'ilaçi' më i mirë në këto ditë të vështira ka qenë mbesa e tij Lori, ku shton se “betejat me Covid-in s’janë veç mjekimi, por edhe reflektimi për të kuptuar forcën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror”.
"Pas disa javë izolim për shkak të përballjes me Covid-19, dje ishte një pasdite e bukur familjare. Së bashku me bashkëshorten, ja kushtuam mbesës sonë të ëmbël Lora të cilës i patëm premtuar që do ta zbukuronim bashkërisht pemën festive të fundvitit.
Ato orë dritash e ngjyrash bëheshin akoma e më të shndritshme mes buzëqeshjeve të Lorës të cilat janë ilaçi më i mirë i ditëve të vështira. Padyshim, betejat me Covid-in s’janë veç mjekimi por edhe reflektimi për të kuptuar forcën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror.
Njerëzit kanë nevojë për distancë sociale, maskë, mjekime e fatkeqësisht jo rrallë edhe për oksigjen, por mbi të gjitha kanë nevojë jetike për paqe, qetësi dhe veçanërisht për solidaritet njerëzor nga secili prej nesh. Më shumë se asnjëherë tjetër", shkruan Xhafaj.
Ai ka dhe një apel për të gjithë në këto kohë të vështira që jetojmë.
"Gjithë bota po jeton ditë të vështira me shëndetin, e ne akoma edhe më të rënda për shkak të klimës politike, mllefit të skajshëm dhe urrejtjes që derdhet çdo ditë ekranesh. Lufta për pushtetin s’mund të shkelë mbi anën njerëzore në emër të shëndetit.
Koha të çlirohemi të gjithë: Politika, media dhe shoqëria civile ku secili prej nesh të mendojë se si t’ua bëjmë këto ditë me më pak stres qytetarëve shqiptarëve, e veçanërisht atyre që kanë aq shumë nevojë për më shumë kujdes dhe mbështetje.
Në vend të kalkulimeve çnjerëzore mbi dinjitetin e viktimave, duhet të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë ekonomike, përkujdesje sociale, por sigurisht edhe sa më shumë atmosferë festive për dashurinë ndaj jetës. Shqiptarët e meritojnë plotësisht. Veçanërisht fëmijët", përfundon ish-ministri Fatmir Xhafaj.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.7%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 12383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni 'Antikorrupsion', Xhafaj: Kemi gati draftin, konsolidim reformës në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:52
-
Antikorrupsioni/ Fatmir Xhafaj: Kur nisi fillimisht pati dyshime dhe spekulime, por provuam të kundërtën sikurse dhe me Reformën në Drejtësi!
11 Dhjetor 2024, 16:46
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor 2024, 16:31
-
Kuvendi i jep 350 mijë euro Xhafajt për Komisionin Antikorrupsion! Do të punësojë 91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro (EMRAT+ DOKUMENTI)
4 Dhjetor 2024, 14:03
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor 2024, 15:40
-
Fatmir Xhafaj: Siç vepruan me reformën në drejtësi thellojmë reformat për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit
18 Nëntor 2024, 22:42
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor 2024, 18:19
-
Komisioni i posaçëm antikorrupsion, Xhafaj në Report Tv: Do ta ndërpresim para zgjedhjeve, të mos jetë pjesë e debatit elektoral! SPAK nuk na refuzoi, mbështes punën e tyre
8 Nëntor 2024, 18:13
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
Komisioni Antikorrupsion miraton 3 vendime: Konsultime publike, ndryshon përbërja e grupit të ekspertëve të nivelit të lartë
29 Tetor 2024, 12:53
-
‘Aleanca kundër SPAK’, Basha: Pasi amnistuan ‘bishtat’ e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë ‘kokat’ e pandëshkuara të 34 viteve
28 Tetor 2024, 16:32
Ik mor e vjelle!
PërgjigjuPo mire mo rrace uqrish edhe ne keto momente do shani dhe e doni te vdekur!!!!rrace m,,,,I ini
PërgjigjuPo nga keto dengela do na tregoni ?..
PërgjigjuKeni komoditetin per ti kaliar me sukses te gjitha
PërgjigjuSipas kesaj qe po shikojme ne rang boteror , do hyje ne karantine jo vetem Shqiperia , por e gjithe bota , perndryshe do na shohin syte lemerima , shume me keq se n Bergam te Italise !!!
PërgjigjuMoster korrupsioni. Mos dil me.
PërgjigjuShpetoi zagari ...
Përgjigju