Fatmira Hajdari nuk justifikon 470 mijë USD pasuri, implikon edhe Ilir Metën! Theo Jacobs: Kam humbur të dielën duke lexuar dosjen tënde

Fatmira Hajdari nuk justifikon 470 mijë USD pasuri, implikon edhe Ilir Metën! Theo Jacobs: Kam humbur të dielën duke lexuar dosjen tënde

Fatmira Hajdari

Gjyqtarja e Apelit Fatmira Hajdari, bashkëshortja e Azem Hajdarit, duket se i ka ditët e numëruara në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Zonja Hajdari u paraqit sot para Komisionit të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit 19-mujor për ligjshmërinë e pasurive dhe pastërtinë e figurës. Në bazë të rezultateve të hetimit, të monitoruara nga eksperti ndërkombëtar Theo Jacobs, gjyqtarja Hajdari nuk justifikon një pasuri me vlerë rreth 470 mijë dollarë. Zonja Hajdari u mbrojt kryesisht duke fajësuar të birin, me dhembshurinë e politikanëve dhe disa biznesmenëve që e kanë ndihmuar për shkak të fatkeqësisë, me harresa dhe kushtet e vështira të jetesës për vrasjes së Azem Hajdarit. Seanca zgjati mbi 4 orë, ndërsa vendimi i shkallës së parë të Vetingut për fatin e Fatmira Hajdarit do të shpallet në 18 qershor.

Pasuritë e fshehura

Komisioni i Vetingut zbuloi tre pasuri të fshehura nga Fatmira Hajdari. Gjyqtarja nuk kishte deklaruar një ullishtë me sipërfaqe 950 metra në Durrës, blerë 2002 për 800 mijë lekë dhe të shitur më vonë për 1.5 milionë lekë. Hajdari nuk ka deklaruar edhe një apartament më sipërfaqe 128 m2, me vlerë 60 mijë euro. Gjithashtu, zonja Hajdari nuk kishte deklaruar disa kuota në një kompani që një biznesmen, dashamirës i Azem Hajdarit, i kishte dhuruar djalit të gjyqtares, me vlerë 1 milionë lekë. Për ullishtën zonja Hajdari tha se kishte harruar, për apartamentin tha se kontrata ishte anuluar, ndërsa për aksionet tha se i biri nuk i kishte treguar. Komisioni i Vetingut i hodhi poshtë këto pretendime.

Zbardhet misteri i pallatit 10-katësh

Gjatës seancës maratonë të ditës së sotme është zbardhur edhe misteri i pallatit 10 katësh në Tiranë i Fatmira Hajdarit. Shqiptarja.com e ka pasqyruar fillimisht këtë pasuri të pazakontë dhe të rrethuar me paradokse, pasi nuk kishte të dhëna se si ishte përfituar. Nga leximi i dosjes së pasurisë doli në pah se pallati kishte nisur të ndërtohej 8 vite më parë në zonën e njohur si ‘Vilat Gjermane’ në Tiranë. Pallati kishte nisur të ndërtohej pa leje. Fillimisht janë ndërtuar 5 kate dhe më pas zonja Hajdari ka lidhur një kontratë me një biznesmen, për të ndërtuar 5 katet e tjera. Nga kjo marrëveshje zonja Hajdari do të përfitonte gjysmën e ndërtesës, konkretisht 12 apartamente dhe tre njësi shërbimi.

Fillimisht, në vendin ku është ndërtuar sot pallati, gjyqtarja Fatmira Hajdari ka pasur në pronësi një truall 549 m2 si dhe një banesë. Këtë pasuri e ka blerë nga Enti Kombëtar i Banesave, pra si e pastrehë. Më pas këtij trualli i ka shuar edhe 145 m2 me anë të një procesi gjyqësor dhe 150 m2 të tjera përmes legalizimit. Në fund ka siguruar 900 m2, ku i biri ka nisur ndërtimin e pallatit pa leje. Si burime të ardhurash për të nisur pallatin, Fatmira Hajdari ka deklaruar 139 mijë euro nga shitja e investimit në një lokal në Qytetin Studenti që i biri e ka marrë nga shteti dhe rreth 240 mijë euro nga një ndërtues, dhënë në mirëbesim, në formë kliringu, bazë materiale.

Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja thanë se nuk kishe asnjë dokument për ‘kontributin’ e biznesmenit si dhe vuri në dyshime të ardhurat nga shitja e investimit ndaj i biri. Dy probleme të tjera ishin se zonja Hajdari kishte përvetësuar pronë shtetërore dhe se nuk e kishte deklaruar pallatin pa leje. Ajo tha se prona shtetërore i takonte asaj pasi sipas ligjeve e kishte pasur në përdorim për një kohë të gjatë dhe e se kishte rrethuar. Ndërsa për pallatin që nuk e kishte deklaruar pa laje, tha se ‘ne nuk e dinim nëse do të arrihej të ndërtohej dhe morëm parasysh rrezikun se mund të prishej’.

Dyshimet e forta për lokalin e të birit

Për të ndërtuar pallatin, përveç ‘dashamirësisë’ së biznesmenëve, Fatmira Hajdari ka deklaruar edhe shitjen e një aktivitet biznesi nga i biri me vlerë 168 mijë euro. Po nga dolën këto para? Zonja Hajdari deklaron marrjen e një kredie në vitin 2007 me vlerë rreth 170 mijë dollarë, për të kryer një investim në një lokal në Qytetin Studenti dy vite më vonë, në vitin 2009. Lokalin e ka marrë me qira nga Ministria e Ekonomisë. Këtu ndërhyri Theo Jacobs, i cili vuri në dukje me ironi se kredia 19 milion lekë ose rreth 170 mijë dollarë ishte marrë në vitin 2007, ndërsa kontrata e qirasë me Ministrinë e Ekonomisë ishte nënshkruar në vitin 2009. “Unë nuk besoj te sferat magjike”, tha Jacobs.

Komisioni i Vetingut ngriti dyshime të forta që kredia ishte përdorur për lokalin, pasi mungonin preventivët për ndërhyrjen. Nga hetimet doli gjithashtu se nga lokali nuk ishin gjeneruar fitime. KPK-ja vuri gjithashtu në dyshim shitjen e investimit për 168 mijë euro. Në këto momente ka ndërhyrë sërish vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs, i cili ironizoi gjyqtaren Fatmira Hajdarin, duke i thënë se ‘kam lexuar dosjen e Hajdarit të dielën pasdite duke anuluar planet e tjera”.

Implikon Ilir Metën

Në rrëfimin e saj për të justifikuar pasurinë, zonja Hajdari ka implikuar edhe ish-kryeministrin Ilir Meta. Zonja Hajdari ka deklaruar se në vitin 2000, kryeministri i asaj kohe, i kishte bërë një vizitë për ngushëllim në shtëpi. Edhe pse nuk e përmendi emrin, dihet se në vitin 2000, kryeministër ka qenë Ilir Meta. Ky i fundit i kishte ofruar zonjës Hajdari një kredi VIP për të blerë një shtëpi, pasi kishte parë se shtëpia prej druri në të cilën jetonte gjyqtarja kishte probleme. Me këtë kredi 2.5 milion lekë, zonja Hajdari e ka përdorur për t’i blerë shtëpinë e kunatit, që ia kishte dhuruar ndërkohë. Më pas këtë shtëpi e ka shitur dhe ka blerë një dyqan në rrugën e Elbasanit. Zonja Hajdari tha se dyqanin e kishte blerë për të mbajtur fëmijët.

Anulimi i vizës nga amerikanët

Gjatë seancës katërorëshe u shqyrtuar edhe pastërtia e figurës së gjyqtares Fatmira Hajdari. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka dërguar fillimisht një raport për gjyqtaren Hajdari, duke pohuar se nuk ka probleme me figurën. Por, më pas, DSIK e ka ndryshuar këtë raport, duke theksuar se Fatmira Hajdari nuk është e përshtatshme për të vijuar të shërbejë në drejtësi, pasi ka fshehur në formularin e deklarimit faktin se Ambasada Amerikane i ka anuluar vizitën, duke i ndaluar të shkelë në tokën amerikane. Avokati i zonjës Hajdari, Maks Haxhia tha se kishte refuzim vize, por vetëm  revokim i vizës deri në përfundimin e procesit të Vetingut.

(Kliko ketu) Deklarata e pasurisë së Fatmira Hajdarit për vitin 2012

(Kliko ketu) Deklarata e pasurisë së Fatmira Hajdarit për vitin 2013

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Valentina Tusha: 17/06/2020 13:29

    Shumica e infektimeve jan bluzat e bardha jo nga qytetaret duhet te kete kujdes personeli mjekësor po su ndergjegjesuan ato ca pret nga qytetaret e thjeshtë

    Përgjigju
  • Agel: 16/06/2020 22:52

    Duhet Tu shkoj OFL te gjithe personave we nuk kan kaluar Vetingun,dhe tu sekuestroj pasurine,po te kete mundesi dhe ndjdkje pensle.po ashtu OFL duhet te shikoj komplekset rezidenciale,gjiri lalzit,rrolling hill,e shum komplekse rreth tegut,se aty jane gjith pasaniket e ketij vdndi te varfer,por me politikan,pushtetar gjykates doganier, dhe ISH te cilet kan punuar vetem me rrogen e shtetit.shkurt dhe thjeshte ksn vjedhur kete popull.

    Përgjigju
  • Kape: 16/06/2020 20:42

    Eshte teater.Do behet nje dalje nga sistemi I drejtesise I personave qe Kane luajtur deri tani,lojen e politikes.Por që nuk do ndeshkohen. Dhe do zevendesohen me te rinj qe do vazhdojne po te njejten loje. OFL shkon I merr pasurine personave qe Kane vene deputetet ne Parlament,Gjykatesit qe Kane bere lehtesime per Keta persona,do dalin nga sistemi dhe nuk do I hyje asnje gjemb me kembe.Do vijne te rinj ne sistemin e drejtesise,per te mbyllur dosjet e meparshme.Dhe po e njejta politike do vazhdoje ta luaje lojen dhe per 30 vitet ne vazhdim.

    Përgjigju
  • Kastriot: 16/06/2020 19:25

    Jo vetem te largohen nga sistemi po tu merret e gjithe pasuria se e kan rjepur kete popull per 30 vjet

    Përgjigju
  • Kastriot: 16/06/2020 19:23

    Nuk duhen vetem te largohen po tu merret edhe pasuria jo vetem hajdarit po te gjithe gjyqtarve dhe politikanve pa perjashtim se e kan rjepur popullin per 30 vjet.mezi po presim kete dit

    Përgjigju
  • Arben: 16/06/2020 19:05

    Thone se ka qene ligj shume i ashper vetingu ne drejtesi. Edhe Edi me keqardhje e ka shprehur se me kete ligj nuk mund te mbrojme askend,biles as edhe gruan e heroit te demokracise,e cila erdhi ne tirane me pantofula 100 lekeshe dhe sot gezon pallate 3-4 katesh e makina me vlere 40 mije euro, e pasuri te pergjithshme rreth 1 miliard leke,te gjitha me nje rroge shteti,vetem. Nderkohe qe shqiptaret po dynden ne europe per shkak te varferise,kaosit,e ne veçanti kaosit intelektual (nuk mbeti horr e bandit pa dy tre fakultete) e profesoret/doktoret,docentet,shkrimtaret, po dalin te pa afte e budallenj,sipas horrave. Ka raste kur krimi ne shqiperi krahasohet me mafien siçiliane,por eshte komplet e kunderta. Krimi ne shqiperi eshte i hapur e ne pushtet e komplet ordinier,zapton,zhvat prona e nderton ku te doje e si te doje,mjafton te kete para krimi (jo te ndershme se nuk ka shanse),ndersa mafia siçiliale nuk ka patur shanse te prekin vlerat dhe kulturen e nje populli dhe pasurine e saj. Prandaj kjo reforme krahas transparences se nje strukture te rendesishme,me e rendesishme eshte shperberja e nepotizmit drejtesi,shtet,qeveri dhe vendosja e nje rregulli,qe nuk mbrohet krimi e mashtrimi kaq hapur .

    Përgjigju
  • Edi: 16/06/2020 15:55

    Sikur asgje mos beje Edi Rama vetem qe i corri masken ketyre kryehajduteve ordinere te Drejtesise per mua ka bere shume,ka vene tullen e pare per Drejtesine qe kerkon ky popull fukara i neperkembur nga Ilir Meta e Sali Berisha hijena te politikes.

    Përgjigju
  • MINUSHE: 16/06/2020 13:16

    KUR U BE EDHE KJO QE NUK DI KU I KA LEVIZ PARATE... O SHQYPNI E MJERA SHQYPNI! MJERE POPULLI I NDERSHEM!

    Përgjigju
  • Trump: 16/06/2020 11:29

    Kur e mendon qe DSIK ne fillim e quajti "figure te paster". Ata qe e kane bere ate raport tek DSIK duhen flakur nga strukturat e hetimit, te shkojne te bejne roje magazinash.

    Përgjigju
  • Fabio: 16/06/2020 11:00

    Skeni llogaritë botoksin ne surrat se vec ai ndoshta ka bo 10,000-15,000 euro. Ilaçe tu bofshin te gjitha leket qe ke mor,se keni mor ne qafe njerez pa faj e i keni gropos ne stres,borxhe,halle. Po ajo qe vjen per cudi eshte fakti qe pa ftyre del na pshurresh sysh a thu ti se po na vjen keq po thuj shyqyr se ktu ju lejn me vjedh e sju fut kush ne burg. $500,000 asnji justifikim asnji drejtim nga erdhen kto lek,del ka zyra e hyp ne makine 50,000-70,000 euroshe e ne populli thjeshte mos ta pagujm nji muj faturen e oshee shkojm direkt 3 muj burg e ti ? Po na del e pshurresh a thu se u lodhe me i fitu ato lek. Ilace pra te gjitha brez mas brezi ishalla krejtve qe jeni hajna e vec e keni shkaterru popullin

    Përgjigju
  • gjyqtari i korruptuar, qe vdes per ca para te pista: 16/06/2020 09:53

    E cudithshme doli duke qare nga dera e vetingut ? a i kujtohet se sa njerez fakire kane qare ne dyert e gjyqeve te saj per shtremberimet e vendimeve ne kembim te parave te pista ? sot duhet te beje bilancin e loteve te saj dhe te loteve te popullit per vendime te korruptuara.

    Përgjigju
  • Çeçenia qeneria: 16/06/2020 09:39

    Vareni ne mes te Tiranes kete karikature katundare. Jepini nje mesazh çeçenise dhe katundarise te rrine larg institucioneve, jepini nje mesazh te gjitha bundrrave dhe ordinereve brekegrisur rurale qe kane marre peng jeten publike ne qytet qe ky do jete nje dite fundi i tyre

    Përgjigju
  • ola: 16/06/2020 08:37

    ca vendimi me 18 o kpk plere, doni me u mendu, apo birisha ju ka tredh ta shtyni dhe ca dite, te beje dhe ca zullume te tjera !!!

    Përgjigju
  • Diktatori: 16/06/2020 08:34

    U qamë nga Enveri se kishte një vilë në Bllok (pronë shtetërore) që nuk e trashëguan fëmijët apo Nexhmija që vdiq në një apartament të vjetër një dhomë e një guzhinë, por nuk po shikojm luksin që kanë vënë politikanët e gjyqtarët, na duket normale. Po Enveri me shokë të paktën dolën maleve, rrezikuan dicka nga vetja ndërsa këta b.thq.ra thjesht i vodhën i grabitën pronën e shqiptarëve dhe vazhdojnë akoma. Keni për të parë që sdo ti hyj gjem në këmbë, këtu do jemi. Është gjithcka skenografi. Ndërkohë ju rrini me maska se ndryshe po nuk u sollët mirë do ju fusim në karantinë. Hë, nuk po shikoni dritë në fund të tunelit?? Ky është qëllimi, që mos mereni më me Ne por të mereni me veten.

    Përgjigju
    • Eno leone: 17/06/2020 13:26

      Nexhmija vdiq ne nje apartament jo mer shok se ate me gjith kalamojte duhet ti varshin se enveri smori vetem i vile po mori mijera jete tu vra e miliona qe na la mrapa bote

    • Une: 16/06/2020 10:41

      Ca apartamenti thua ti aman? Nexhmija vdiq ne nje dhome ish pularia e Tiranes dhe komshinjt i kishte nga komuniteti rome. Kalamaqte e vet kur iken nga blloku nuk kishin as shtepi ku te fusnin koken kane fjet neper shoqeri.

    • lorna: 16/06/2020 08:49

      joooooooo mos na e zer me goje enverin ai ishte diktator, keta jane demokrat, na nxorren ne drite shpellaret vampirat qe ja pine gjakun ketij populli !!!

  • Tralala zura nje gale: 16/06/2020 08:28

    Domosdo do te ndihmonte Berisha burrin ta egzekutoi si ste vjen turp qe ke goje e thua qe i la femijet pa baba dhe sidomos djalin e vogel qe lindi pa e njohur te atin.

    Përgjigju
    • anna: 16/06/2020 09:06

      Te ishte Azemi gjalle e kishte rjepur katundaren te gjalle.

  • Vito Kermilli, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit: 16/06/2020 08:27

    Po vec te tjerave eshte shume e trashe. O zot sa e trashe !

    Përgjigju
    • Thanoja: 16/06/2020 10:16

      Po buzet ka me te trasha

  • Ema: 16/06/2020 08:23

    Po amani more shok si nuk del nje mik o biznesmen qe te ngrer nje pallat dhjet katesh e ta dhuroj per njerezit ne nevoj po te gjith ndihmojn “ hallexhinjt “ qe skan ku ti prishin parat e qe bejn sikur i kan dhurata. Shporrini kto shushunja te ndyra me deg e me rrenj sekuestrojani e jepjani popullit se te tij jan

    Përgjigju
  • Leo: 16/06/2020 08:08

    Po nuk u hap hetim si inkane bere keto pasuri dhe po nuk ju kofiskuan nga shteti do jete turpi me i madh Dhe e gjith kjo per keta gjukates dhe prokurore hajdute do jete nje aresye per te legalizuar gjith keto vjedhje dhe krime. Po po krim eshte te shesesh drejtesine. Por keta kane per ta lene me kaq. Mjafton qe do ikin nga sistemi drejtesise. Por jo nuk mjafton. Ketyre u duhet mare gjith pasuria e vene padrejtesisht. Po keta kane aq leke sa do lobojne ne parlament qe mos behen ligjet e ndeshkimit. Keta guxojne ngrene shoqate per te hyre ne loje pas ca vitesh parap. E paimagjinueshme.

    Përgjigju
  • anna: 16/06/2020 08:03

    Shikojeni nga koka tek kembet kete gjyqtare cfare serioziteti ka, pa le dosja mos e pyet super serioze dhe me volum.

    Përgjigju
  • Ana: 16/06/2020 07:45

    Une nuk e kuptoj qe perse keta gjyqtare hajdute e prokurore, shkojne ne seancen e vettingut me avokat me vete. Imagjinoni se sa serioze e te paanshem jane keta, kur kete avokat qe ajo merr me vete dhe qe i ka besuar te gjjtha vjedhjet qe ka bere, ta kete perballe si pale kundershtare ne nje seance gjyqi ne Apel. E merrni me mend se cfare pazaresh behen mes ketyre tre paleve (gjyqtar, prokuror e avokat).

    Përgjigju
  • Enke: 16/06/2020 07:24

    Zonja kujton se gjithe keto pasuri vihen me pune te ndershme??Harroi shpejt se nga dhe me cfare erdhi ne Tirane dhe te mberrish me miliona qe vetem kontrabanda e felliqur e armeve e kushedi se cfare i ben..!? Turp! Nuk jemi te pa marrem vesh!

    Përgjigju
    • mine: 26/06/2023 16:28

      po cfare do presesh nga nje ish shitese me 8 klase shkolle, qe vinte e sakatuar ne pune nga i ndjeri.....mori koka ere pasi i vdiq i shoqi...

  • Samiu: 16/06/2020 07:17

    Kuptuam qe eshte injorante. Qe eshte e korruptuar, qe shkel ligjin sa here ti doje qefi. Po pse xhanem duhet tu shofim dhe surratin ketyre hajduteve? Sa ironike, thote se Saliu i dha kredi, porse me vone i futi nje 5 katesh pa leje kot per hobi. Familje e degjeneruar.

    Përgjigju
  • Toni Erald Masi: 16/06/2020 02:01

    Te gjithe gjyqtqreve duhet ti konfiskohet pasuria I kane bo leket me korrupsion ca prej tyre duhet te provojne dhe burgun se kane denu njerez kot me kot

    Përgjigju
  • Nuk ka drejtësi ne Shqiperi: 16/06/2020 00:26

    Kjo ka qene dhe eshte drejtësia ne Shqiperi kanë 30 vite qe e kanë rrjepur popullin dhe e kan vrarë pronën e tjetrit i'a merr me dokumenta false i pervetson për vete kto palo politikan gjygjtar etj kurse ne si punojm te rregullt me shtetin duhet vite e vite qe te sigurojmë një shtepi te vogël

    Përgjigju
  • Amos: 16/06/2020 00:16

    Me kurs Plepash o miko, esht bo gjygjtare me 6 muj kurs...A mer Sali ca i ke bo venit mer tradhetar i ndyr

    Përgjigju
  • vera: 16/06/2020 00:15

    KUR te vish tek gjin gjoni do te duhen 1 muaj te lexosh dosjen o jacobs,,,,,.....

    Përgjigju
  • Vetingu: 16/06/2020 00:14

    Po Rudina Hajdari ka pjese ne kete vjedhje e korrupsion qe ka bere e jema,duke ushtruar detyren si "gjyqtare", se me duket shume e krekosur dhe e vendosur se do te beje "drejtesi" per reformen zgjedhore,nuk i ha njeri keto, bertet se donte te mbulonte diellin me shoshe, u dolen te palarat e familjes.

    Përgjigju
  • ymeri: 16/06/2020 00:05

    MR JACOBS, SHE HAVE SO MANY PROPERTIES SHE DON'T KNOW WHERE ARE HER ESTATES,,,,THEY HAVE BECOME REACH NOT THAT THEY ARE SMART ,,,BUT BECAUSE THEY WERE CORRUPTED AS THE REST OF POLITICAL AND JUDICIAL ACTORS....PLEASE SENT HER TO HER VILLAGE TO REAP CORN....THE VILLAGERS OF ALBANIA CAME IN TIRANA TO DESTROY TIRANA AND ALBANIA totally....ptu,ptu,ptu....

    Përgjigju
  • arjani: 15/06/2020 23:53

    WHAT THE FUCK,,,MR.JACOBS IT IS SO DAMN CLEAR THAT SHE IS TOTALLY CORRUPTED,,,IN ALL THESE YEARS THEY HAVE PEELEDALBANIANS IN THE MOST CORRUPTED JUDICIAL SYSTEM,,,THEREFORE SHE IS NOT worthy to examine,,just sent her home ,,,please free albanians from these garbage....

    Përgjigju
  • Sandri: 15/06/2020 23:29

    King Kong ain't got shit on you Ms. Hajdari.

    Përgjigju
  • Orli: 15/06/2020 23:24

    Shif nivelin e garuzhdes hajdari! “nuk e deklarova pallatin 10 katesh se kujtova se do e prishnin” parat e vjedhura qe ishin futur per te ndertuar pallatin nuk quheshin,kjo idjote ka gjykuar njerezit ose ai thanza qe vidhte ne supermarkete ne Itali.

    Përgjigju
  • edi: 15/06/2020 23:21

    FILLUAN CREATURE ME TE NDERSHEM SI BASTARDET ME QENEFA NE KOMBIN SHQIPETAR .FUTJA NJERI QITJA TJERI SPAK NUK DO KETE ZOR FARE

    Përgjigju
  • E Majta: 15/06/2020 23:03

    Po te zbrisnin partizanet nga malet do te varnin pa gjyq. Ndersa sot ska gjyq qe ta zbukuron ate fytyre te shpifur.

    Përgjigju
  • Keli: 15/06/2020 22:45

    Seanca tregoj nje gje qe ne e dimin, qe fatja ishte thjeshte nje e korruptuar. Por menyra se si i ka bere pasurite eshte shokuese, me fali ky kaq, me tha ai aq, toka e shtetit mu duk si toka ime, e bera pa leje etj. Eshte shembelltyre e degradimit te drejtesise. Po si mund te japin drejtesi njerez te tille?

    Përgjigju
    • Çeçenia qeneria: 16/06/2020 09:34

      Arkitekti i gjithe kesaj felliqesire eshte Sali Kërma dhe me vone stafeten e mori bushtra Argite. Fatja eshte thjesht nje nga 1001 bundrrat me morra qe kete projekt e kthyen ne sistem. Tani eshte e qarte pse Enver Hoxha nuk ja hoqi kurre lakun nga fyti kesaj fshataresie dhe vegjelie te degjeneruar.

    • Ero: 15/06/2020 23:04

      Po ke te drejt o pasha, ti shikoje cfare avokatesh marrin. Me te shtrejtet se ja mban xhepi, se qyl i ka bere. Ne nje avokat 50 mij leje te reja se paguajme dot...

  • Vetingu: 15/06/2020 22:42

    Si mund te flase gjyqtarja per pallate, vila dhe lokale sikur po tregon perralla?! Po nje familje e zakonshme duhet te punoje 40 vjet me blere nje shtepi.

    Përgjigju
  • asd: 15/06/2020 22:41

    Ka nje CV qe do ta kishte zili edhe Al Kapone: Ai as nuk u be gjyqtar dhe as guxoi te vidhte shtetin ne prona te paluajtshme. Baxhella ka edhe nje primat tjeter te papare; Nivel te tmerrshem inteligjence, moralin zero dhe pa asnje arsimim. Megjithate kriminelet e vertete jane ata qe e ngriten, e perdoren, e punesuan, e pasuruan ne shkembim te bashkepunimit ne krim ne tallje te gjithe shqiptareve qe shkonin ne pune. Mund te imagjinojme se cka bere dhe cfare bejne akoma Berisha, Meta, Rama me pushtetin, pronen, dinjitetin dhe jeten e shqiptareve.

    Përgjigju
  • Nardi: 15/06/2020 22:20

    Per ullishten kjo paska harruar, nderkohe qe per nji harrese kjo te jep 25 vjet burg, kredi 170mije dollare, nderkohe qe rropatesh neper banka me marre 5milion lek.. po veten a e ke pare npasqyre moj ti zonja pseudogjykatese??!!! Ku ka gjykatese ne vendet europiane, kshtu si puna jote, si palaço cirku, si lavire rrugesh!!! Thonjte, veshja, sjellja, botoxi, origjinal si me qene balerine tallavaje. Dhe hajt tbojme hajer ne si komb me kto baxhellat injorante qe te kane jeten ndore..

    Përgjigju
    • Adela: 15/06/2020 23:15

      Bravo ishe i sakte, duket si prostitute rrugesh, transvestit

  • opinioni: 15/06/2020 22:16

    Na hape barkun me lotet ti katunare. Ju zenshin mallkimet e atyre qe i keni bere padrejtsi

    Përgjigju
    • anna: 16/06/2020 07:56

      AMIN

  • Aristidhi: 15/06/2020 22:06

    Bravo Shqiptarja.com! Jeni media e vetme qe keni "tope" e po i nxirrni horrlleqet e kesaj shpifesire te korruptuar, nje per nje. Gazetarucet e tjere merren me kreshnik spahiun apo myslym murrizin. Kjo mbeturina hajdare eshte shembelltyra me e mire e gjendjes se gjyqesorit ne shqiperi, eshte shembulli me negativ i qenies njerezore, gjakpirese, madje i vodhi pronat edhe komunitetit Mysliman pra njeri pa fije morali e pa shtylle kurrizore Uroj shume tja sekuestrojne keto pasuri te lindura nga KRIMI. Kjo femer e peshtire meriton nje gelbaze ne fytyren e shpifur dhe me pas hekurat tek burgu grave ne ali dem!!!

    Përgjigju
  • Paradoksi: 15/06/2020 22:01

    SALIU e futi ne burg Nexhmijen per 'ca kafe"..

    Përgjigju
    • Une: 15/06/2020 23:43

      Nexhmija vdiq ne nje ndertese ish pulari sepse xhaxhi nuk i la asaj dhe femijve te tij nje qindarke. As qe nuk ka krahasim, Nexhi vinte nga nje familje e pasur me tradita dibrane. 17 vjec partizane tronditi mentalitetin anadollak te kohes dhe ngeli besnike burrit te saj edhe kur e burgosen per kafet.. sa per zgjuarsi dhe kulture ne te shprehur i jepte leksion profesorit me te mire ne Shqiperi edhe kur ishte 90 vjece. Koha do ti gjykoj te gjithe.

  • Andÿ: 15/06/2020 22:00

    Tani.. topi eshte ne fushen e vettingut

    Përgjigju
  • Une: 15/06/2020 21:48

    Ti ke humbur nje te diele o byrazer por te tjeret kane humbur pronat, jane vrare vellai me vellane, shkateruar familje apo me keq akoma kane humbur vajzat e djemte nga kriminelet qe kjo gjykatse ka liruar nga burgu. Edhe sot mediat kane frike te flasin pervecse Shqiptares. Gazetareve dhe analistave ju ka ikur zeri dhe mezi japin 2 min lajm. Te mendosh e kjo eshte vetem nje pjese e vogel qe dime. beheni vete llogarine o njerez 13 aparatamente me 1 mij euro katrori ne Tirane plus dyqane apo bizneset ne emrin e fisit, miqve dhe dashnoreve te gjykatses.

    Përgjigju
    • Vetingu: 15/06/2020 23:00

      Shume sakte!

  • Eri: 15/06/2020 21:42

    Turpi i drejtesise se Sali Berishes dhe Ilir Metês, ja kjo eshte fytyra e drejtesise shqiptare, nje gjyqtare qe ben pallat me para te pista dhe ne tiken qe i grabit shtetit

    Përgjigju
  • Hinglateri: 15/06/2020 21:30

    Zonja e qelbur e krrimur e dhjere Hajdari

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/06/2020 21:29

    30 vjet e rropën Shqipërinë tonë duke hedhur popullin në emigrim për të çtensionuar urrejtjen popullore dhe për ta kthyer vendin në çiflik të tyrin. Kjo klasë politike duhet shembur dhe jo të votohet!

    Përgjigju
    • vlora: 16/06/2020 09:04

      Nuk duhet te mjaftohen me largim.Duhet sekuestrim dhe burg se ndryshe cu kuptua bejm korupsion pasurohemi dhe ikim nga puna.Jo duhet ndeshkim ligjor per vjedhje e korupsion

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025