Vettingu i zbuloi luksin: SHBA i refuzoi vizën! Fatmira Hajdari përlotet: Betohem për ndershmëri, Berisha më ndihmoi me kredi

TIRANE-Raportet e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurisë për pasuri të ligjshme e të justifikuar nuk kanë bindur Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, të cilët në disa muaj hetime kanë zbuluar se gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari, ka fshehur pasurinë dhe nuk e justifikon atë. Seanca dëgjimore e vettingut për Hajdarin zgjati për mbi 3 orë, ndërsa nuk mungoi edhe përlotja e saj teksa jepte shpjegime për pasurinë dhe karrierën ndër vite. Në shpjegimin e saj, e veja e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdari, tha se ishte ndihmuar nga ish kryeministri Sali Berisha me një kredi VIP 25 milionë lekë, po ashtu nga ish-ministri Dritan Prifti për të privatizuar mensën e “Qytetit Studentit” dhe nga Elena Kadare dhe ambasadori francez për të dërguar djalin, Kiri Hajdarin në Francë për studime dhe status azilanti politik.

Fatmira Hajdari sqaroi se nuk e dinte që ambasada i kishte hequr vizën, dhe se e ka mësuar pasi ka plotësuar formularin e DSIK për efekt vettingu e fillimisht ka menduar se ambasada me të cilën tha se ka marrëdhënie korrekte e kishte telefonuar për vajzën e saj, Rudina Hajdari e cila po ashtu kishte status azilanti politik në SHBA. Ndërsa përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Theo Jacobs u shpreh i habitur nga Hajdari se si ajo ishte ndihmuar nga dy biznesmenë me 160 mijë euro duke i blerë asaj një aktivitet në pronësi të të birit por prej vitesh jo fitimprurës.

Më tej Jacobs ka shtuar se pyetjen se si znj. Hajdari nuk kishte paguar taksat për këtë transaksion. Gjithcka lidhet me shitjet e bar kafes në qytet studenti nga Kiri Hajdari tek biznesmenët, para të cilat më pas u përdorën për ndërtimin e një pallati fillimisht 5 kat pa leje e më pas përfunduar në 10 kate me ndihmën e një biznesmeni. Përballë trupës së vettingut gruaja e Azem Hajdarit ishte e shoqëruar edhe nga avokati Maksim Haxhia. Vendimi për Fatmira Hajdarin do të jepet në datë 18 qershor. 

Pjesë nga diskutimet për Fatmira Hajdarin në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit: Në lidhje me pasurinë, ILDKPKI ka dërguar raport në KPK në të cilin deklaron se subjekti ka kryer deklarim të pastër, nuk rezulton me konflikt interesi, nuk ka kryer fshehje të pasurisë. Por Fatmira Hajdari nuk ka deklaruar 887m2 truall në 2013, 2015 dhe në deklaratën e vettingut. Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207,400 euro, pasuria në total. Gjithashtu ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting. 

KPK konstaton se subjekti nuk ka deklaruar fillimin e punimeve investimin në një godinë 5 katëshe, që më pas u bë 10 kate, ndërsa për këtë të fundit janë regjistruar të gjitha në emër të familjarëve. Ndërtimi 10 kate pa leje. Ka filluar në 2012 dhe mbaruar në 2014. Në 2013 ka bërë kërkesë legalizim. Deri në 5 kate e ka ndërtuar subjekti pra Kiri me Fatmirën.

5 kate i ka shtuar një kompani ndërtimi. Ndërtimi në një pjesë toke të zaptuar dhe jo pronë e familjes Hajdari. Djali Kiri Hajdari ka shitur një lokal me vlerë 160 mijë euro tek Qyteti Studenti, të ardhura që sipas Hajdarit janë përdorur për ndërtimin e godinës. Në lidhje me të ardhurat nga bar kafeja ndër vite është konstatuar se nuk ka qenë fitimprurës në vitet 2009-2011, ndërsa mungon dokumentacioni i të ardhurave.

Mungon informacioni në lidhje me të ardhurat. Ka blerë dy makina Mercedez Benz 53 mijë euro dhe 19.800 euro. Fatmira Hajdari ka marrë borxh nga motra 20 mijë euro por nuk e ka deklaruar. Ka fshehur apartament me sipërfaqe 126 m2 marrë tek shoqëria I.shpk. Kiri Hajdari po ashtu ka fshehur pasuri duke mos i deklaruar në deklaratat e pasurisë si detyrim për shkak të mamasë gjyqtare. Nuk ka deklaruar aksionet në disa shoqëri. DSIK ka sjellë raport duke thënë se është e përshtatshme për të vazhduar detyrën.

Kemi bërë verifikime të mëtjeshme paçka raportit të DSIK. E kemi pyetur nëse i është refuzuar hyria në BE apo vend i NATO-s. Hajdarit i është refuzuar viza për në SHBA. Hajdari na është përgjigjur nuk më është refuzuar viza në asnjë shtet të BE apo SHBA. Fatmira Hajdari ka gënjyer. DSIK na ka sjellë një tjetër raport duke thënë se pas rishikimit të informacioneve Hajdari është e papërshtatshme për të vazhduar detyrën.

Avokati Maks Haxhia: DSIK ka gabuar për vizën. Nuk penalizohet. Formulari thotë prononcohuni mqs u është refuzuar viza. Pra do të thotë aplikoni e s'ju jepet viza. Në rastin konkret Hajdari e ka pasur vizën dhe i është revokuar. Ambasada i ka thënë e keni të revokuar pasi jeni në proces vettingu e deri sa të mbaroj vettingu e keni të revokuar. Ende nuk e dimë cfarë datë është refuzuar viza. I kemi kërkuar ambasadës informacion. 26 janar 2017 ka bërë deklaratën e vettingut dhe se ka ditur.  

Fatmira Hajdari: Pas vrasjes së Azemit na kanë ndihmuar persona të ndryshëm për ta restauruar banesën. Ish kryeministri Berisha pa shtëpinë e amortizuar dhe na ndihmoi me një kredi 25 milionë lekë të vjetra. Nuk kam gënjyer për asgjë. Atëherë ishte kohë tjetër me letra e cash sot është me kopmjuter. Nuk kam vilë marramendëse, ejani vizitojeni. Çatia, pamja e mobiliet janë të njëjta. Kunati me ofroi shtëpi, unë se pranova kërkova dyqan që të nxirrja të ardhura për të rritur fëmijët. Djali im asokohe iku në Francë pasi ishim në rrezik për jetën. Na ndihmoi ambasadori francez. Asokohe ai jetonte ke shtëpia e kryebashkiakut të Bordos. Gruaja e kryebashkiakut foli në telefon me Elena Kadarenë dhe kërkoi që Kiri mos kthehej në Shqipëri por të ndiqte shkollën në Francë.

Asokohe iku dhe Rudina e cila në Amerikë, fitoi azil politik. Azil politik përfitoi edhe Kiri. Nga Kiri unë nuk kam marrë kurrë një fitim. I kam thënë mos shkel ligjin. Pallatin Kiri e nisi me lekët që fitoi nga shitja e lokalit në Qytet Studenti, ish mensa. Biznesmeni Sotiraq na ndihmoi jo se do fitonte por e beri për familjen Hajdari. E kam deklaruar pallatin edhe ose ishte informal. Të ardhurat e mia kanë qenë më të mira se cdo gjyqtari që sot ka ndërtesa e ndërtime. Nuk kam përfituar asgjë nga puna ime. Gjithcka pasuri e krijuar para se të bëhesha gjyqtare. Ullishten e kisha harruar ta deklaroja. Ju sot i llogarisni me sistem tjetër, atëherë nuk të pyeste kush ose e dojë kredinë.

Disa veprime asokohe ishin informale mes bankave. Më keni vrarë e fyer për figurën. Unë nuk kisha dijeni për revokimin e vizës. Tani e marrë vesh që ambasada ka nxjerrë vendim për revokim vize. Kurrë s'më është refuzuar viza. Atij të ILDKPKI i kam bërë SMS duke i thënë s'mund të shkelësh figurën time. Më mori ambasada në tel se mbaj mend kurrë. Mendova se do më thoshte dicka për vajzën. Kam marrëdhënie korrekte me ambasadën. Vajza ime është rritur atje sot ajo është 32 vjeçe. Unë s'mund të gënjej ambasadën

Më tha lërë pasaportën, e dorëzova  dhe ika. Pas një jave më morën serish në telefon. Shkova dhe me kontaktoi konsullata me tha znj.Hajdari të është revokuar viza se jeni proces vettingu. Sa të mbaroi vetingu të rikthejmë vizën. E gjitha kjo ka ndodhur pasi kisha dorëzuar formularin.

Edhe pasuria vjen prej 1990 jo si sot. Edhe ILDKP ka qenë informale vetë. S'na shpjegoi kush si ta plotësojmë formularët. Ata si njihte kush. Betohem para jush dhe para popullit se kam punuar me pastërti, paanshmëri kam qenë korrekte në procese. Jam e vetmja gjyqtare ndaj të cilës s'ka kurrë një denoncim, kaq kisha. Sot jam ndryshe mendoj ndryshe, KPK të vendosë sikur ta mendojë, ju jap fjalën e nderit se do jem gjyqtare shembullore.

Maks Haxhia: Kërkojmë të rishihni dhe njëherë pasqyrat financiare pasi ne na dalin pozitive jo negative si KPK.

Pyetje vëzhguesi ndërkombëtar nga Theo Jacobs: E lexova dosjen tuaj nga tre këndvështrime, kur, si dhe pse.

Nga këndi i "pse"-së.

Një shembull nga dosja juaj. Është një kredi të marrë në bankë. Një marrëveshje e firmosur 2 vjet më vonë dhe e firmosur 2 vjet të tjera më vonë.

Merrni një kredi 19 mln lekë për 15 vjet.

Më shumë shpenzime dhe këste kredie se fitimi i lokalit.

Në 2012 ia shet barin 2 biznesmenëve. Kur lexoj faktet nuk e kuptoj pse dikush merr një kredi 2 vjet para se te ketë një arsye për ti marrë.

Pse 2 biznesmenë investojnë 160 mije euro për një aktivitet të dështuar? Për këto para që keni marrë ju kurrë nuk keni paguar taksat.

Pse dikush merr një kredi në 2007, firmos kontrate në 2009, pse e keni marrë jetë kredi para kontratës së qirasë. Pse dy biznesmenë harxhojnë 160 mijë euro për një biznes të dështuar? Në Belgjikë kjo nuk është normale! Pse ju më pas e përshkruat si kursime familjare?

Unë mund të vazhdoj me pyetje për orë të tëra, me pse-te e mia. Ka pyetje që janë lënë pa përgjigje.

Fatmira Hajdari: Kurrë nuk kam mbajt lekë cash në shtëpi: cdo gjë e thënë para jush është reale dhe e drejtë.

Fatmira Hajdari sot te Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 16/06/2020 07:20

    O shqiptare! Ju drejtohem ju njerez te ndershem e punetore! Ju qe punoni cdo dite per femijet tuaj! Nese kjo E FELLIQUR e kalon vetingun, ngrihuni kunder kesaj kaste te korruptuar. Ngrihuni se kjo ka pire gjakun tuaj e te familjeve tuaja cdo dite. Ka ngrene djersen tuaj! Me parate tuaja ka pire droge biri kesaj Kiri Koklopa. Me gjakun tuaj ka ushqyer e shkolluar nje cope dru si Rudina ne SHBA! Me mundin tuaj kjo e shetit menderen me mercedes 200 mije euro! Cohuni o shqiptare e merrjani te gjitha. Merrjani se jane tuajat, nuk ja dha baba nga katundet e librazhdit e as rahmetliu qe ka 20 e kusur vite nen dhe.

    Përgjigju
  • Iris: 16/06/2020 00:59

    U.T.eshte institucion shteteror ,po keshtu dhe kampusi I tij dhe cdo object dhe truall Brenda zones se tij ,pra te gjitha keto administrohen e jane prone e shtetit.Shteti mund ti jape me qira ose mund te shese ndonje gje si duhet.Mensa te Q.S.duhet te kete qene I vetmi object I keti lloji aty,pra s'mund te shitej n.q.s nuk zevendesohej me nje mense modern Brenda territorit.Tani del pyetja si dhe pse znj.Hajdari privatizoi nje object te tille ,aty ku s'duhej ?

    Përgjigju
  • Armina: 16/06/2020 00:58

    Hapi i mëtejshëm është t'i konfiskohet pasuria. Mjaft më!

    Përgjigju
  • Armina: 16/06/2020 00:55

    Qershia pas gjithë kësaj historie të gjatë korrupsioni, është ndihma e ambasadave dhe e Elena Kadare për të marrë statusin fëmijët e një gjyqtare në detyre. Ky është denigrimi i asaj që quhet azil politik.

    Përgjigju
  • Landi: 15/06/2020 23:46

    Na mbyten kokuqet po cfare fare paskeni qene po sipas informalitetit qe ka pas shqiperia i bie qe i gjith populli shqiptar te futet ne burg se me rroga 300 mij lekeshe kan ble shpija 160 mije euroshe apo u fut ndonje nga komunistat ne burge qe i konfiskuan popullit pasurin e i moren te gjith floririn e asaj kohe apo u fut ndonje sigurims qe per nje thenie ska patate u interoshin me farefis apo u burgos ndonje kokuq qe se shant partin pushkatohej ose denohej me 25 vjet burg per agjitacion apo na del kryeministri e gjith elita politike me 700 mij lek llogari kur nje kostu ose nje veshje qe dalin ne publik ju kushton nga 10 000 euro pa bizhut se me ato del veshj sh me shum po nga ka lind kjo urejtje kaq e madhe ne gjakun e shqiptareve mos ka te boj me frymen e ppsh ne demokraci jam dakort kush ka shkel ligjin te jet i barabart para tij panvarsisht funksioni po ju qe shane ne ket menyre mos vall jeni bastard partish se ska mundesi se dhe jetimi ka etik po si mund te shani nje femer ska rendesi kush esht a keni non a keni moter a keni grua a keni vajza e pa spjegueshme

    Përgjigju
  • Hopa: 15/06/2020 21:52

    Kush eshte kjo mami i rudines qe sdi shqip mire hahaha

    Përgjigju
  • Andÿ: 15/06/2020 21:34

    Tani... topi eshte ne fushen e vettingut

    Përgjigju
  • Une: 15/06/2020 20:59

    Ta mendosh qe pallati 10 katesh, dyqanet, vilat, 250 mij euroshi si dhe makinat nga 50 mij euro jane vetem nje pjese e vogel pasi shumicen derrmuse e kane te fshehur neper bote, fis e miq. Kjo as qe mundohej ta fshihte vjedhjen pasi ishte e "pa prekshme". Me e turpshme qe kemi dy femijet e saj me azil politik dhe me shkolle te paguar qindra mijera euro e dollare. Sot njera eshte deputete kurse tjetri drejtor ne nje agjenci shteterore megjithese te dy kane mangesi te theksuara arsimore. Kjo eshte SHQIPERIA miq qe na lane trashegim plehrat e demokracise. Kane edhe paturpersine te mos ju japin te drejten e votes shqiptareve jashte Shqiperise qe kane lene kockat ne pune.

    Përgjigju
    • AltinTop: 15/06/2020 21:30

      Bravo per komentin!!

  • Gjygjtari: 15/06/2020 20:12

    Hahahahaha o bukuroshja deklaro dhe buzet e fryra moj bjonde seksi :-) gjygjtare seksi

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 15/06/2020 20:09

    Per vjedhjet e pronave dhe te ardhurat e azemit nga kontrabanda nuk flas.por me ben pershtypje statusi i dy femijeve si emigrant politik.si eshte e mundur,dy ambasada i japin status te emigrantit politik femijeve te nje gjyqtareje ne funksion te panderprere qe nga koha e universitetit kreshnik spahiu ne plepa.ky eshte skandal per keto ambasada.cila eshte arsyeja duhet tu kerkohet per shpjegim publik.

    Përgjigju
  • Flori: 15/06/2020 18:48

    Kush ta la ty hajdari mensen e studentave baba apo nena...???hajdute ordinere e shkatarruat qytetin studenti....

    Përgjigju
  • Dani: 15/06/2020 18:46

    Ti merret e gjithe pasuria kesaj hajduteje,,,,dhe te zhduket nga drejtesia,,,,kjo eshte grupi i gjyqtareve me kurs 6 mujor i plepave....si gjin gjoni dhe tom ndreca....

    Përgjigju
  • Klod: 15/06/2020 18:32

    Pasurise se Guimplenit shtoini edhe shkollen e shtrenjte ne Amerike te te bijes, luftetares per drejtesi Rudina Hajdari, vetem nje vit tuition kushton $70000 dollare x vitet e studimit=beheni vete kalkulimin. A do votonit per Rudinen? Per are we nuk la *shpate* pa perdorur te demaskonte te tjeret kur e jema jetonte kete lluks te papare.Per kete *luftoi* (tallje) Ademi ? Rudi kur jeton ne nje vend si Amorika, ligji te impononohet prandaj besuam pak tek ty.. Por si duket gatimi ishte bere qe kur Azemi grabiste pasurite ne te njejten kohe predikonte drejtesine.Jeten ja moren per gjak jo demokraci. Kjo eshte familja JUAJ Rudina hajdari ( as me capital nuk shkruaj dot per ju. Nga nje ish demokate e flakte ne ato vite...

    Përgjigju
  • Moon: 15/06/2020 18:20

    E shkreta kjo na qenka perlotur shyqyr qe nuk i ra te fiket, biles nuk na paska genjyer per asgje. Por le te shohim se cfare do ndodhi me te, do i sekustrohet gje kesaj fakires.

    Përgjigju
  • Er..: 15/06/2020 17:50

    Ore po mire te gjitha, po si ka mundesi qe te gjithe marrin av.Maksin. E di cfare dmth kjo, qe keta i kane q.. robt bashke. Po si ka mundesi qe kushedi sa here e ka pas av palet Maksin dhe gjyqtare ka qene kjo. Tani ky mbron kete. Ketu ka rene cdo gje, sistem i kalbur. Mjer kush ka pas kundershtar per av.Maksin dhe gjyqtare kete, se i paska regullu mire punet..

    Përgjigju
    • Tirona: 15/06/2020 18:39

      Kete lajm mos e largoni nga faqja , te qendroje aty ne kete lijne te pare per nje muaj rrjesht dhe do te shikoni se do te kete me qindramijra komente ndaj kesaj gjygjtarje te pa afte dhe e korruptuar deri ne palce......

  • Tope: 15/06/2020 17:32

    Bashkimi Europian dhe Bundestagu i kane vene kushte Shqiperise qe jo vetem ti largoje nga sistemi gjyqtaret+prokuroret e korryptuar por edhe ti ndjeke penalisht dhe tua sekuestroje pasurine e paligjshme. Kjo QELBESIRA Hajdare eshte rasti me konkret qe kemi mundesi ti tregojme europes qe e kemi seriozisht reformen. Shpresoj dhe uroj qe jo vetem ta heqin kete hale, por ti sekuestrohet cdo gje madje edhe breket qe i kushtojne 2500 Euro. Pastaj ta rrasin ne burg

    Përgjigju
  • Lala: 15/06/2020 17:28

    E falni mo çuna qenka dhe e sëmurë i jan " enjtur,, buzët nga silikoni. Shumë i lartë pazari i pagesës të gjakut.

    Përgjigju
  • Tahir Tarfyci: 15/06/2020 17:23

    Po po sa gjynah e merka buken me list,sic e mer 80% e shqiperis. Per ti qar hallin te shkretes., duhet te marim nje nisme te mbedhim ca fonde e ta ndihmojm Pak!!!!!!!¡!!!!!!!!!!!!!!!! Po cjan keta borgjez me plot kuptimin e llafit. Qahen edhe keta muter qe nga 30 vjet su ka shteruar ndonjeher burimi. Jo vetem te zhduket,bile edhe te ndiqet

    Përgjigju
  • Vlora: 15/06/2020 16:56

    Ju zenshin mallkimet e nenave te veshura me te zeza dhe nenave që dergjen dyerve te burgjeve prej drejtsise që ke dhene moj ... prej silikoni!

    Përgjigju
  • Euro: 15/06/2020 15:51

    Te shohim vetingun, a do te funksionoje per familje te tilla?!. Veshtire.

    Përgjigju
  • Orli: 15/06/2020 15:33

    Luani! Fiks,nuk ka kush cfare te shkoi.

    Përgjigju
  • Luani: 15/06/2020 15:18

    Fatmira Hajdari duhet dhe do ta kaloje vetingun! A e dini perse? CV e saj dhe e gjithe familjes se saj eshte fytyra e vertete dhe ilustrimi me kuptimplote i te ashtuquajtures demokraci shqiptare. Kryebanditi ordiner dhe politik Azem u shpall "hero i demokracise"duke ja vune emrin rrugeve dhe bustin neper sheshe. Heroi nga Tropoja zaptoi mijera metra toke ne zemer te Tiranes ku hajdaresha me femijet ngrene vila e pallat 10 katesh! Gruaja e heroit, prej meritave te unikale te burrit kryebandit, nga kepucare u be gjyqtare me miliona euro pasuri! E bija e heroit Hajdar, tyryfycka fodulle Rudina, behet deputete dhe figure e madhe politike direkt nga bangat e shkolles pa bere nje dite pune! Tani me thoni ju mua, e si mund ta prishim kete standart te larte te banditokracise shqiptare duke rrezuar Fatmiren ne veting!

    Përgjigju
  • Bledi: 15/06/2020 14:42

    Filloj sulmi i komentuesve me pagese. Se ka vrases me pagese, por edhe komentues me pagese qe Shani pa pushim ne komentet tuaja, kush tju dali perpara. Jeni nje flote e neveritshme.

    Përgjigju
  • Lorenci: 15/06/2020 14:38

    E gjith Shqaiperia ka qene e cuditur se si eshte e mundur qe kjo zonje nuk po del para Vetingut. Sot e gjith Shqiperia eshte gozhduar para televizionit, per te pare seriozitetin e OMN-se. Ceshtja Hajdari eshte gure rpove per serfiozitetin e Reformes ne Drejtesi. Tek paurite e Hajdarit, ka para krimi, para nga vrasjet qe ka bere i shoqi, para nga kontrabanda e naftes, para nga trefikimi i droges se Lazaratit, para nga shitja e tokave te te tjereve ne zonat bregdetare, si dhe pata ryshveti qe kjo gjyqtarei ka rjepuur njerezit pasi ka shitur drejtesi. Kjo ka marre pjese ne gjyqe te rendesishme dhe ka dhene vendime vetem ne emer te PD e Sali Berishes. Ne se Vetingu deshton ta ndeshkoje kete delikuente, atehere ne Shqiperi nuk do kete kurre drejtesi dhe do ishte nje zhgenjim i madh i popullit Shqiptar ndaj SHBA dhe BE. Shume njerez flasin se eshte derdhur para e madhe per te korruptuar njerezit qe do japin verdiktin per kete delikuente. Per dijeni ne Velipoje kane toka dhe banesa akoma te padeklaruara. A ka dhene shpjegime per ndedrtesen gjigande me xhama qe kane patur tek Parku Rinia afer Lanes? Renia e perandorise se Hajdarit dhe e perandorise se Shpresa Becajt, do shenoje me te vertete nje sukses te shenuar te Vetingut.

    Përgjigju
    • Cubi: 15/06/2020 17:41

      Bravo lorenci. Kjo eshte tamam gur prove te shohim sa kemi bere perpara ose jo dhe se gjith ajo ndime e perendimoreve ka dhen efekt apo ka shkuar dem si shum gjera ne shqiperi.

    • Presheva: 15/06/2020 15:05

      Plasi botoxi

  • Artan: 15/06/2020 14:28

    Zanati origjinal i Fatmira Librazhdit eshte kepucare. Tek shkolla dyvjecare e kepucareve u njoh me ish kepucarin tjeter Azem Hajdari i cili e rrembeu alla malokshe dhe e coi ne Tropoje. Nga kepucare ne gjyqtare, dhe jo gjyqtare dosido po mu ne Gjykate te Apelit! Rast unikal ne bote! Vetingu firmos fundin e tij me turp nese kjo do te vazhdoje te jete gjyqtare.

    Përgjigju
    • Kepucarja: 16/06/2020 20:44

      Gjykatese qe nderton tek toke pa leje pallatiin pa leje, qe ben pazare dhe dallavere qe i biri te perfitoje status politik ne France se eshte i rrezikuar me nenen Gjykatese nje Mike e pushtetit, pa permendur faktin qe s'eshte ne gjendje te justifikoje se nuk ka se si gjithe ato pasuri dy gjera jane te sigurta osé eshte hajdute dhe ka perfituar nga posti per tu pasuruar osé eshte nje gjyqtare e shitur ka perfituar leke duke dhene "drejtesine"ne te dyja rastet duhet denuar.. une nuk besoj se do te ndodhe kam vetem nje shprese te pakten mos te degjoj Rudina Hajdareshen pjelle hahdutesh

  • Shaban: 15/06/2020 14:08

    pallat pa leje ndersa une shkoj ne burg si klysh qeni nese harroj patenten ne shtepi

    Përgjigju
  • ana: 15/06/2020 14:02

    Nje moment mu duk si Michael Jackson bjond. Po trajtimet qe i ka bere trupit ia ka llogaritur KPK kesaj. Besoj se e kalojne vleren qe ka vjedhur dhe qe ka kesh. Hahahhihi

    Përgjigju
  • Hinglateri: 15/06/2020 14:02

    He lavire muti me lot krikodili kerkon te shpetosh ti dhe familja jote jeni vampire e me te korruptuarit ne Shqiperi ju shofte rraca me ndihna e lemosha je bere milionere Ti?

    Përgjigju
  • Sara: 15/06/2020 13:59

    Rudina Hajdari te largohet nga politika dhe ti kerkoj te falur popullit sepse ne ato pasuri ka pjese edhe ajo dhe del e flet ne parlament si e ndershme.Kur nje grua e tille qe te gjithe e njohim me vite bahet kaq e pasurvpo te tjeret , kane pasuri marramendese.Germoni o veting e na i zhdukni keta gjakpires te popullit.

    Përgjigju
  • Ehhuuu: 15/06/2020 13:44

    Po dihet qe kjo do e kaloj. Shikohet nga raporti i dsik qe thone eshte e pershtatshme. I rrofte pishtari i demokracise kesaj.

    Përgjigju
  • Adela: 15/06/2020 13:34

    Hiqeni nga sistemi kete QEN te korruptuar. Futeni ne burg plehren

    Përgjigju
  • Brezi i djegur: 15/06/2020 13:31

    Keto pasuri jane vetem ato qe nuk kane mundur te fshehin.. Zgjeroni verifikimin tek te afermit dhe rrethi miqesor dhe do ngeleni me goje hapur... Germo tare germo e do shikoni se cfare do gjeni, pasuri perrallore kjo familje hajdutesh, kriminela, drogaxhi te gjithe te zezat i kane me Azem perdhunuesin e trafikantin ne krye... Vaj medet per ty o Shqiperi ku u katandise, te kane hipur ne shpine injorantet, maskarenjte, llumi i llumit e po te shkelin me kembe... Beni qejf o plehra, keni gjet Edi Ramen qe eshte me kulture dhe se ka hakmarrjen ne gjak si puna juaj.

    Përgjigju
    • LORA: 15/06/2020 14:22

      Kjo hajgarja-grua e azem hajgares eshte antare e spikatur e korporates kusaro-kriminale dhe antishqiptare "gjin gjoni". Vetting-u e ka shume te thjeshte procedimin me kete hajvane ekzemplare.

  • Daja: 15/06/2020 13:26

    Te ishe lider i PD do te thonte me ato kohe te ishe zot ne Shqiperi. Keta fare soji vodhen sa deshen. Azemi ishte nje nga keta. Ky ishte ne krye te firmes Shqiponja qe theu embargon duke derguar nafte e arme ne Serbi. Pastaj pasurine e Azemit kjo Fatmira e shtoi dhe e begatoi me profesionin e gjygjtarit, ku per cdo gjykim merrte edhe rryshfetin ne xhep.

    Përgjigju
    • Teze Beti: 16/06/2020 17:52

      I dashur vella ke shume te drejte. Ne qe e jetuam ate kohe kur Azemi ishte gjalle dhe kur Mitsubishi i tij blu me portobagazh leviste ne cdo cep te Shqiperise dhe kur kthehej balestrat i kishte gati ne toke nga pesha e madhe e armeve qe mbante mbi vete, qe u shitej vellezerve kosovar, pastaj shkonte der ne Malsi te Madhe per tu hapur dhe siguruar rrugen boteve pa fund qe benin tranzit greqi Mal i Zi duke thyer embargon drejt vellezerve tyre Serb-Malazes. A nuk e dinin demokratet e vertet kte gje? Sigurisht qe po...ndaj dhe Sala ja nxorri ne prite Haklajve pasi ishte ber problem per Demokratet dhe Demokracine, a ju kujtohet greva e urise kunder Sales, per te rritur pazaret dhe per te siguruar bizneset.Po djegien e prones se perbashket a e mbani mend. Sot themi ore po si ka mundesi qe i thyen serat e xhamit ku prodhoheshin te gjitha produktet bujqesore aq sa Enveri bente klering me Gjermanet e Hungarezet por Jo se pas direktives se drejtusit te PD asaj kohe duhej te shkonte ne zero cdo gje qe i takonte socializmit duhej tw vidheshin madje edhe lopet e tufezuara dhe nga skamja e fshatarit e cuan ne mjerim te tyre duke i premtuar per cekun e bardhe bashke Pashkon. E pra vella shume taksirate i sollen popullit por vazhdo akoma nje pjese e demokrateve qe ta mbajne lart heroin... po normal se duhet te ken patjeter nje hero dhe deri sa te vdes Sala qe ti zeri vendin kte duhet ta mbajme fort, ti festojme ditlindje e ditvdekje qe ju shofte fara Megjithate po te jene te hajrit femijet po ja bejme hallall por ja te shohim se cdo bejne ky brezi i ri i Hajdarve packa se der tani len shume per te desheruar. Te puth moter Beti ne dy faqet

  • populli: 15/06/2020 13:19

    Nga ta kapesh vjen ere.. ky vend ka marr fund

    Përgjigju
  • haloefect: 15/06/2020 13:17

    Po ju tregoj nje rast te vertete 100%. Ne Gjykaten e Tiranes deri parapak kohesh beheshin gjyqet jo ne sallle por ne zyren e cdo gjyqtari sepse nuk kishte salla. Para disa vitesh rreth 13 vite me pare menje miku im kishte gjyq me kete gjyqtare( eshte Avokat miku im). Ne Zyren e saj kishte nje televizor te vogel qe e mbante poshte nivelit te tavoline se punes e mbulonte printeri ,por po te ishe nga anashe dukej .Ajo gjate kohe qe zhvillohej seanca ,kishte hapur tv e vogel dhe shihte nje telenovele me ze te ulur. Jo vetem kaq por poshte tavolines limonte dhe thonjte me nje lime thonjsh qe e mbante ne mbajtesen e stilolapsave. jane elemente te vegjel thjesht per aspektin te pergjegjshmerise qe ka kjo gjyqtare . Pastaj per te tjera ka nejrez qe kane eksperienca me te le te flasin.Ky eshte momenti ose fol ose hesht.

    Përgjigju
  • Ledi: 15/06/2020 13:07

    Ku i gjeti Azemi gjithe kto orona ne mes Turanes apo ato pun te mra qe boni sa ishte gjall.Nuk ka mbrohthe per paduru qe nuk justifikohen.Karta me Azemin asht mrojthe politike .Ti sekyestrohet pasunia ne rast se nuk asht van ne pun

    Përgjigju
  • Ela: 15/06/2020 12:59

    Po a ka vend per te pyetur Fatmira hajdarin?po ka drejtesi e shkarkojne ,po qe se ajo bir kurve kalon atehere ska me shpres per shqiptaret dhe e bija prandaj ka ardh nga amerika ne mbrojtje te familjes,sepse ska as kapicitetin intelektual per te perfaqesuar njr grup te caktuar njerezish ose amerika ka tall dhe tall menderen me ne

    Përgjigju
  • Populli: 15/06/2020 12:46

    Keta monstra jane edhe me keq se nje trafikant kanabisi,ky i fundit ve koken e tij ne rrezik ndersa keta faqezinjte e drejtesise kane vjedhur e rjepur pa ju dridhur syri,e bija Rudina Hajdari ti kerkoje falje publike ketij populli e mos na caje me b..then se eshte bere e peshtire.

    Përgjigju
  • Daku: 15/06/2020 12:45

    Po si nuk i vjen zor ksaj, me kalamoj te rritur, vesh si ordinere, botoxi po i del nga veshet, vetullat si prosti*&**.. kjo mund te boje cfaredo profesioni, por qe vetem gjyqtare JO.. dhe nga eksperienca them qe cdo çeshtje qe kjo bukurania ka gjyku DUHET TE HETOHET IMTESISHT

    Përgjigju
  • Mesuesi: 15/06/2020 12:40

    Gazetari : "E veja, pra ish-gruaja" e madhe, me looot. Bravo gazetarja qe i terhoqi vemendjen, por gazetari vazhdoi me te veten.

    Përgjigju
  • Populli: 15/06/2020 12:36

    U be corabe kuqja per luks konfiskim ti behet

    Përgjigju
  • Doneta: 15/06/2020 12:32

    Mos i hengshi e paci mallkimin e ketij populli per 7 breza ca i keni bere ketij vendi,si nuk ka nje fije turpi e bija qe llap ne parlament nuk i ka pare bemat dhe vjedhjet e mamase kjo tyryfyle,me cfare lekesh u shkollua ne Amerike kjo tru laraske qe na hiqet dhe parimore duke e ditur shume mire se cfare pasurie marramendese me djersen e b.thes kane bere keto 30 vjet.

    Përgjigju
  • raul: 15/06/2020 12:29

    vetem paraqitje gjyqtareje kjo nuk mund te jete, shume e frikeshme, panatallonat tub, vetullat te hequra cmendurisht, o zot dhe pret drejtesi prej saj,, ku e ka mendjen tek drejtesia kjo,,,,

    Përgjigju
    • xoni: 15/06/2020 13:10

      Drejt

  • Gjyqtarë profesionista i kemi: 15/06/2020 12:19

    Tani e kuptova ate qe thot PD qe kur te vij ne pushtet do luftoj korrupsionin, do ta luftoj me këtë zonjën që është bere di Pamela Anderson, do bej kjo drejtësi per shqiptarët!! O merre me lëng se mishi u mbarua thuaj...

    Përgjigju
  • Dauti: 15/06/2020 12:14

    Po doli edhe kjo e paster, ne hale vafte ai veting leshi. Kjo eshe nga floku deri tek thonjte e kembeve, hajdute me cizme. Te mos flasim per analfabete qe i ka ngjare mesa duket edhe e bija.

    Përgjigju
  • Dangellia: 15/06/2020 12:02

    Po pse nuk e dinit ju kjo i ka filluaar vjedhjet qe ne fillim kur kish burin gjall pse ai ish me i mir pes vjet rojti pas sistemit te par e beri kerdin me trafik droge e femrash......dhe kjo esht aq hajdute sa nuk e lan dot as oqeani

    Përgjigju
    • menkulas: 15/06/2020 12:17

      Po mo spiun devolli, ti i ke mbajtur pishen

  • Erjola: 15/06/2020 11:49

    Kesaj duhet ti llogaritet dhe botoxi qe ka investuar, qe eshte bere si karikature. Gje e shpifur, katunare komplet !!!!

    Përgjigju
  • raul: 15/06/2020 11:39

    kjo Fatmira Hajdari qenka njelloj si gjyqtari me kurs tremujor plepash ne Durres Osman Aliu gjyqtari me i korruptuar i planetit...

    Përgjigju
  • Nje koke pa lare: 15/06/2020 11:14

    BoBoooo!Sa paska vjedhur ku*va!?

    Përgjigju
    • Cuku: 15/06/2020 18:34

      Kur do ti vije rradha Alaufin Malajt. Ne burg i duhet cuar cigare.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025

E përditshmja britanike 'Express': Shqipëria ndër vendet më të mira për të shkuar me pushime në 2025