Speciale/ Fatos Arapi i rizbuluar, intervista me Alisa Velaj

“S'kam fuqi më as të trishtohem

Jemi anije pa spirancë

Mes erërave të egra të kundërta.

Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin

Më jepni ju një copë ironie,

Se nuk e gjej dot në veten time,-

Një copëz ironie

Sa gjysmëz e krahut të zogut,-

Të mbrohem nga shirat e verdhë

Të predikimeve të apostujve të lajthitur.....”

Kështu shkruante poeti ndër kohë të trazuara të historisë sonë. 

....

Kur lexon poezitë e Fatos Arapit, ai të qaset vërtetë i rizbuluar, i gjithkohshëm, ku çdo varg e metaforë bashkohet me zërin e zemrës tonë

.....

Kjo ndjesi e vazhdueshme rizgjimi poetik e ka ndjekur për vite me radhë poeten e njohur dhe studiuesen e letërsisë Alisa Velaj.

Ajo sapo ka nxjerrë  në dritën e botimit librin “Fatos Arapi, nostalgjia për absoluten, botuar nga Onufri.

Jemi këtu me Lisa Velaj për Fatos Arapin, një nga poetët më të mirë të vendit tonë. Të gjithë ata ata që e mbajnë mend në kohën e tyre kujtojnë se Fatos Arapi ishte në korifeun e poetëve më të mirë, i përmendur në një treshe të pandashme, ku gjithmonë thuhej se kemi poetët tanë të shquar Ismail Kadare, Fatos Arapi e Dritëro Agolli.

Por kur bëhej fjalë për të përmendur poezinë, për të cituar poezitë, zakonisht ndodhte që citoheshin ata poetë që kishin poezi me tematikë sociale, ose politike. Por kur vjen fjala për citimin e poezive të Fatos Arapit, apo futjen e tyre në tekstet mësimore, këto do të ishin të munguara, edhe pse Fatos Arapi do të përmendej si poeti më i mirë.

Alisa mirëserdhe. Kemi në dorë librin tënd, “Fatos Arapi ose nostalgjia për absoluten”. Mendoj se është një libër i ardhur në kohë, ose më saktë një libër i munguar. Nuk janë parë këto kohët e fundit studime për poezinë e Fatos Arapit. Nuk janë parë nota të heshtura për të vërtetuar atë që ai ka krijuar, atë që është poezi e paluajtshme, atë që ai i reziston kohës…. poezi që e dëgjon dhe e ridëgjon dhe koha nuk ia zbeh cilësitë, megjithatë çfarë të bëri ty që t’i hysh studimit për këtë autor?

- Arapi ka qenë një autor i shumëçmuar për mua, një autor i shumëçmuar nga kohërat që ju sapo përmendet që nuk njiheshin poezitë më të çmuara, por unë u linda në një qytet që ndodhte e kundërta. Ishte poeti i qytetit Fatos Arapi dhe në të gjitha aktivitetet që zhvilloheshin, mësuesit e mi që kishin qenë nxënësit e Fatos Arapit dhe përherë tek lënda e ekonomisë politike që ai jepte, jo e letërsisë ishin fort të dashur, ishin fort krenarë, që Arapi ishte poeti i qytetit tonë. Dhe poezia e tij ishte e mbërritshme tek ne , jo vetëm për atë që thuhej në tekstet zyrtare, por edhe për atë që mësuesit tek ne e pëlqenin.

Pse ia vure titullin librit “Fatos Arapi, nostalgjia për absoluten”? Çfarë është nostalgjia për absoluten, ku përkon kjo me poezinë  e Fatos Arapit. Çfarë të kujtoj ty së pari kur mendove se do t’i vendosje këtë titull librit?

-Pikësëpari unë do të saktësoj  të tregoj sesi ka ardhur frymëzimi, për të mbërritur pastaj deri tek titulli. Kam qenë pedagoge në universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës. Aty sa kam mundur në lëndën time në shkencën e letërsisë, shpeshherë figurat letrare apo tematikat e letërsisë i kam marrë nga poezitë e Fatos Arapit. Pra si të thuash nuk është se ishte një shtytje që erdhi menjëherë “Tani do të bëjë këtë gjë”. Ishte një poet që ka fjetur aty që prej fëmijërisë, ka qenë poeti më i dashur që prej fëmijërisë dhe është bërë një plugim i veçorive të poezisë së Fatos Arapit në nënvetëdijen time derisa mbërrita në këtë studim. 

Fatos Arapi lindi në vitin 1929 dhe u largua nga jeta në vitin 2018. Poet, prozator e eseist, ai është një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë shqipe . E modernizoi vjershërimin dhe mjetet e shprehjes estetike e letrare në përgjithësi.

Fatos Arapi është akuzuar si një poet që është mbyllur në kullën e fildishtë. Në fakt, në fakt e gjithë kryekreja e poezisë së tij është ajo poezi që vjen prej asaj kulle të fildishtë ku ka qëndruar në qenien e tij vetë poeti. Nuk mund të themi ne që nuk e kuptojmë karakterin  e poetit nga krijimtaria e tij, e një kohë që ti nuk e jetuar aq shumë,  por unë e kam jetuar më shumë dhe pyes sesi është e mundur të mos jetë ndikuar, si është e mundur që moderniteti dhe përjetimi i jetës të shpërthejë jashtë të gjithë kontekstit jashtëkohor?

-Për mua ka një lloj sfide që mund t’i bësh poezisë, në këtë lloj tranzicioni që vetëm iu ngrihet kult disave dhe ku ka pafundësisht njerëz që kanë një lloj stili, që po t’ua heqësh emrat të duket sikur e kanë bërë poezitë nga e njëjta dorë, atëherë për çfarë duhet kjo hapja ndaj shoqërisë. E vetmja hapje dhe e vetmja përgjigje është hedhja e poezisë në treg. Përkundrazi heshtja që mund ti bësh, antipoezia mbërrin si një sulm ndaj poezisë dhe fjala e vërtetë e poetit është aty tek poezia.

Nëse do të bëhet një ndarje mes Fatosit njerëzor dhe Arapit shkrimtar, ajo çka unë do të flas është Arapi shkrimtar, pasi Fatosin njerëzor unë kam mundur ta takoj vetëm njëherë në jetë. Më është bërë shpesh pyetja, duke qenë vlonjate, e duke qenë që jam marrë me poezinë e tij. Por në kujtesën vlonjate patjetër që është historia e familjes së Fatos Arapit jeton. I ati Tol Staver Arapi ka qenë një nga patriotët më të mëdhenj vlonjatë. Në vijën e qytetarisë vlonjate patjetër që dinë më shumë se kudo tjetër për familjen nga rrjedh. Por Arapin si njeri unë nuk e kam njohur. I kam dhënë dorën në një takim letrar në Vlorë, dhe gjithçka kam njohur për figurën e Arapit ka qenë leximi i poetikës së tij.

I diplomuar për ekonomi në Universitetin e Sofjes gjatë viteve 1949–1954, ai u kthye në vendin e tij për të punuar si gazetar, pedagog dhe shkrimtar në krijimtari të lirë. Poezitë e para nisi t’i shkruante që në kohën e studimeve, dhe thyerja e rutinës poetike të krijuar deri në atë kohë i dha Fatos Arapit një vend të veçantë në letërsinë shqipe.

-Dhe prej një jete të tërë ka qenë i konfiguruar në mendjen time nga koncepti i lirisë, por liria e shprehur në shumë dimensione, liria në raport me jolirinë, liria në raport me pafundësinë, liria në raport me poezinë erotike...Domethënë, thelbi i poezisë së Fatos Arapit ka qenë ajo liria absolute e cila vendos raportet  e saj me gjithçka tjetër.

Ku qëndronte liria dhe joliria e Ftaos Arapit?

-Arapi ka dy koncepte bazë për t’i kuptuar, që unë të mos zgjatem sepse janë në tekst, por i them shkurtimisht;

Liria shpesh është shpesh jo e lirë, dhe joloria është shpesh e lirë. Kjo ka të bëjë me anën sociale të poezisë së Arapit, domethënë në raportin e tij liri me joliri, jo në raport me erotiken ose poeziën e dashurisë ose në raport me pafundësinë, si deti qielli ....

Poezia e Fatos Arapit depërton në nënshtresat e ndërgjegjes dhe në të fshehtat e shpirtit njerëzor, ndaj ajo nuk do të pritej mirë nga regjimi i kohës. Por, sërish, Fatos Arapi e sfidoi regjimin përmes dimensioneve të pangjashme të shprehjeve metaforike.

….

 Recitohet nga Alia “Lavdi Humbësve”:

 “Sepse ne, vetëm ne, dimë të gabojmë.

Ne gabojmë në miqësi, dhe humbasim.

Ne gabojmë në dashuri, dhe humbasim.

Ne gabojmë në shpresat tona, dhe humbasim

Zaret e bardhë të fateve tona

Ne i hedhim para - dhe vazhdojmë

T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin.

Të gjithë na kanë faj dhe askush.

Të tjerët vetëm fitojnë,

Ndërsa ne jemi populli humbës

 

I humbjeve të mëdha. Zemra jonë

Është një mollë e artë dhimbjeje.

Nuk duam të njohim pushtetin e errët të smirës,

Dhe gabojmë, nuk e njohim

Lakminë akrep të pushtetit, dhe gabojmë.

Sepse ne-vetëm ne! Dimë të gabojmë.

Këmbët tona të zbathura janë ato gjethe vjeshte

Që bien dhe ecin në rrugë; shpirti ynë

Eshtë prej lënde të brymtë trishtimi,

Të gjithë mund ta vrasin.

Të tjerët jo, ata janë fitonjës të përjetshëm,

Ata s'humbasin kurrë, sepse

Kurrë nuk gabojnë.

 

Ndërsa ne gabojmë - ashtu siç dimë vetëm ne!

Artin e shkëlqyer të humbjes

Ne e kemi ngritur në fat.

Dhe i kemi kthyer krahët lavdisë fitonjëse.

Ne njohim vetëm lavdinë e popullit

Të humbjeve të mëdha. Sepse ne

- po vetëm ne!-

Jemi të vërtetë. (Fatos Arapi)

 

Ne s’kemi shumë poet që shkruajnë poezi dashurie, cila poezi dashurie të kujtohet tani?

“Ç’dhimbje qenka të dashurosh ty

Të gjitha dashuritë lindin vetëm njëherë, vdesin vetëm njëherë

Ti dhe lindje eterne

Dhe vdekje etern e dashurisë’

 

Fatos Arapi është akohor në ndjeshmëri, në përjetime dhe nga kjo ngelet edhe akohor si qenie letrare. Puna e Arapit natyrisht lartësohet mbi kohërat

 “Si s'të desha pak më shumë”

Unë e desha përtej vdekjes,

Ashtu dashurova unë

Edhe prapë s'ia fal dot vetes:

S'i s'e desha pak më shumë...

 

Pak më shumë ku shpirti thyhet,

T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...

Të gënjejmë mallin që s'shuhet,

Kujtimin të gënjejmë pak.

 

Përtej vdekjes, përtej botëve,

Atje ku nis "ca pak" tjetër,-

Asaj që më rri mes Zotave:

"Si s'të desha pak më tepër.. *Fatos Arapi

Alisa Velaj na rikthen tek poezia e Fatos Arapit. Ai kthehet sa herë ke nevojë për të shprehur një ndjenjë, që fjalët e tua se përmbushin dot, atëherë thërrasism në ndihmë poetin.

 

Përmes studimit “Fatos Arapi dhe nostalgjia për absoluten” Alisa Velaj vë në dukje se që në hapat e parë poeti paralajmëroi një zë të veçantë në
artikulimin gjuhësor të botës dhe të njeriut, një vizion ndryshe mbi realitetin.

Kurrë nuk u kushtëzua nga rrethanat politike të kohës në krijimtari. 

 

Vargjet e Fatos Arapit vijnë gjithmonë me ritme të kaltra....Ai sot duket sikur të flet nga qielli

 

“Dhe jam i tëri

grimca dritaresh e ngjyrash.”

 

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër