Fatos Klosi për Berishën: Përgjigje një të marri që dogji Shqipërinë dhe që duhej të ishte pas hekurave

Fatos Klosi për Berishën: Përgjigje një të marri që dogji Shqipërinë dhe që duhej të ishte pas hekurave

Sali Berisha dhe Fatos Klosi

Ish-shefi i Shërbimit Informativ pas vitit 1997, Fatos Klosi, i ktheu dje përgjigje akuzës së Sali Berishës lidhur me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Bujar Bukoshit.

Në një reagim për gazetën ‘Dita’ Klosi u përgjigj shkurt dhe prerë:

Unë aktualisht jam në Mallakastër dhe po merrem me organizimin e një festivali të polifonisë, na tha Klosi. Nuk kam kohë dhe nuk ia vlen të merresh me këtë njeri, një shpifës ordiner dhe me shumë mëkate dhe krime mbi supet e tij. Kërcënimi që ai bën është në vazhdën e muhabeteve të zakonshme të Berishës, ku përfshihen halucinacione të një njeriu anormal dhe të një krimineli që bën trimin para gazetarëve. Por nuk është aq trim sa hiqet. E kemi parë “trimërinë e tij”.

Mazhoranca dhe shqiptarët absolutisht nuk duhet ta kenë frikë. Por, Sali Berishën duhet ta marrin seriozisht në kuptim që, mazhoranca duhet ta ndalojë që të flasë broçkulla të tilla. Berisha prej kohësh dhe në vijimësi edhe kur ka qenë në pushtet, edhe në opozitë i ka përdorur kërcënimet si mjet për të arritur qëllimet e tij të mbrapshta. Por, unë mendoj se këto kërcënimet duhet të merren si broçkulla, si shashka tymuese të një të marri që kërkon të çorodisë dynjanë dhe t’u shkaktojë vuajtje të reja shqiptarëve.

Me të duhet të merret drejtësia pasi prej shumë vitesh e ka vendin atje pas hekurave. A e dini se atij i kanë shkuar dhjetëra ftesa gjyqi për një sërë krimesh, por ai nuk ka shkuar asnjëherë në gjykatë, madje ka ndaluar edhe avokatët që të shkojnë. Trimëri është kjo? Jo. Por në një sistem drejtësie të kapur nga ai vet prej më shumë se dy dekadash ai ndihej i qetë dhe trim. Mirëpo tani i ka hyrë frika dhe dihet përse.

Sali Berisha është politikani më i inkriminuar shqiptar. Mbi të rëndojnë vrasje e djegie, abuzime të rënda me pushtetin për të cilat ai duhet medoemos të dalë para drejtësisë dhe të mbajë përgjegjësi penale. Mosndëshkimi i këtij njeriu vë në pikëpyetje shumë gjëra në këtë vend, që nga reforma në drejtësi dhe deri te funksionimi i shtetit.

Sali Berisha iku me bisht ndër shalë nga pushteti për herë të parë në vitin 1997, pasi la pas një Shqipëri të djegur, një shtet të shkatërruar dhe mijëra të vrarë. Shkaktari i vetëm për atë tragjedi kombëtare që pësuam ishte pikërisht ky njeri. Në vitin 1998, pas vrasjes së Azem Hajdarit më 12 shtator (edhe për këtë akuzohet Sali Berisha si pjesëmarrës në vrasje, si njeriu që e nxori në pritë Hajdarin) ai është organizator i grushtit të shtetit më 14 shtator. Edhe për vrasjen e Azemit ai më ka akuzuar edhe mua.

Në mënyrë të përsëritur Berisha ka deklaruar se kur të vijmë në pushtet, do ta zbardhim dosjen “Hajdari”. Unë Berishës i kam kërkuar publikisht që të rihapë gjyqin e Azemit. Por ai, për 8 vjet në pushtet, nuk e preku me dorë dhe vazhdon të thotë se Azem Hajdarin e ka vrarë Fatos Klosi. Tani thuhet se dosja “Hajdari” do të rihapet dhe besoj se Berisha do të paraqitet në gjyq. Të presim e të shohim se si do të dalë nga ai ballafaqim.

Herën e dytë kur iku nga pushteti në 2013, i rëndojnë dy krime të rënda shtetërore Gërdeci me 26 të vrarë dhe 21 janari 2011me katër të vrarë në bulevard, ku përgjegjës kryesor është i njëjti person: Sali Berisha. Ky gërnjar dhe mëkatar i pashembullt, para se të dërdëllisë nëpër ekrane dhe gazeta, duhet të shkojë dhe të përgjigjet në gjykatë si i pandehur për krimet që akuzohet. Atje le ta tregojë se sa burrë është. Fakti që tani është bërë edhe më shpifës se ç’ka qenë, do të thotë se ai e ka ndjerë se po i vjen ora e gjykimit dhe ka frikën e prangave/Dita

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg