
Ish-deputeti Agron Duka përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Agron Duka ka vlerësuar figurën e Nanos, teksa tha se udhëhiqej nga dashuria për njerëzit.
Ndërsa po ashtu Duka shkruan se Nano nuk dinte të hakmerrej, por të falte.
"Njeriu në jetë njeh shumë njerëz, por jo të gjithë lënë gjurmë të thella si nëna, babai e familja.
Një njeri që unë nuk do ta harroj kurrë ishte Fatos Nano.
Një njeri me një zgjuarsi të lindur, por edhe i thellë në dituri. Ai udhëhiqej nga dashuria për njerëzit.
Nuk dinte të hakmerrej, por dinte të falte.
Shqiptarët ishin me fat që patën në një epokë të vështirë një njeri tolerant, social-liberal dhe të ditur si ai.
U prehsh në paqe, miku im. Qofsh i parajsës", shkruan Duka.
Lajmi kryesor:
Shuhet Fatos Nano! Rama: Lamtumirë kryetar! Bota e politikës: Përfaqësues i epokave, arkitekti i të majtës dhe njeriu i të ardhmes









