Fatos Skeja, historia e plotë e gjobës
100 mln lekë, nisi me një plum

Fatos Skeja, historia e plotë e gjobës<br />100 mln lekë, nisi me një plum
Zbardhen detaje të reja rreth gjobvënies prej 100 milion lekëve biznesmenit shqiptaro-amerikan Ramazan Hima, ku është i përfshirë ish-gardisti, Fatos Skeja. Burime të sigurta për gazetën Shqiptarja.com tregojnë gjithë historinë e vërtetë të gjobvënies që nga letra kërcënuese me plumb, e deri te mesazhet e fundit deri ditën e dielë, ku dhe dështoi operacioni i bluve të kryeqytetit për të zënë në grackë autorët e kërcënimeve.

Gjithë historia e kësaj gjobvënie të dyshimtë dhe pa autorë të zbuluar deri më tani ka filluar që para një muaj, ku në derën e shtëpisë së vëllait të biznesmenit në fjalë është çuar një letër, ku kërkoheshin 100 milionë lekë.

Me letrën ishte i mbështjellë edhe një plumb. Pas kësaj letre, mësohet se në datën 20 gusht rreth mesnatës në shtëpinë e biznesmenit, që ndodhet në Paskuqan është vendosur eksploziv, si shenjë paralajmëruese për dorëzimin e lekëve të kërkuara. Ndërkohë që të njëjtat burime shprehen se në datën 7 shtator biznesmenit Hima i kanë çuar një mesazh kërcënues se në rast se ai nuk do të dorëzojë lekët në afërsi të komunës Dajt, atëherë ata do ta gjenin kudo që të ishte edhe në Amerikë, duke i përmendur këtu edhe fëmijët. Mësohet se këto mesazhe kërcënuese janë çuar në adresë të biznesmenit deri ditën e dielë, kur dështoi edhe operacioni për të kapur autorët e këtyre kërcënimeve.

Lidhja me Skejën
Ish-gardisti Fatos Skeja dhe biznesmeni Ramazan Hima kanë lidhje me njëri-tjetrin, pasi nëna e Skejës është kushëri e Himës, por që kanë pasur konflikt politik në zgjedhjet e 2011, ku në kalanë e Dodës  fitoi Partia Socialiste me në krye të kësaj komune, kushëririn e biznesmenit Hima. Ky mendohet të jetë dhe shkaku i eksplozivit dhe gjobës që i janë vënë këtij të fundit. Lidhur me këtë ngjarje, mësohet se vetë biznesmeni ka vënë në dieni edhe ambasadën amerikane, e cila është vënë në dieni gjithashtu edhe për dështimin e operacionit policor të autorëve dhe rrezikun që i kanoset jetës së tij.

Dëshmia
Fatos Skeja është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurorja e çështjes, Elisabeta Imeraj. Për rreth 3 orë e 30 min Skeja ka dëshmuar në prokurori në cilësinë e personit nën hetim, ndërsa veç tij organi i akuzës ka vendosur të pyesë dhe uniformat blu të njësisë operacionale “GOS”, të cilët pak ditë më parë kanë drejtuar operacionin e koduar "Dorëzimi i kontrolluar". Nga hetimet paraprake ka rezultuar se operacioni i policisë ka dështuar, pasi nuk është bërë e mundur kapja në flagrancë e autorëve të gjobvënies, ndërsa transaksioni i parave është bërë në periferi të kryeqytetit, në periferi të Dajtit. Deri më tani e vetmja e dhënë është targa e automjetit të përdorur nga gjobvënësit. Pas verifikimeve ky automjet është në pronësi të Xhevahir Litës, ish-prokuror rrethi i Kukësit e aktualisht prokuror në Shkodër. I pyetur për automjetin e përfshirë në hetime, Lita ka deklaruar se ia kish dhënë ish-gardistit, pasi ky i fundit ia kishte kërkuar si nder. Ndërsa vetë Skeja ka deklaruar se automjetin ia kishin vjedhur në lagjen ku banonte dhe s'ka lidhje ka apo s'ka përdorur mjetin e Litës, i cili është fiksuar nga skuadra GOS gjatë shkëmbimit të parave, por ka mundur të largohet me shpejtësi.
 

Hetimi
E ndërsa hetimet kanë përfshirë mbi 3 të dyshuar për gjobvënie si dhe njësinë GOS për dekonspirim të informacioneve, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj ka vendosur të hetojë në gjendje të lirë Skejën e nëse dyshimet për përfshirjen e tij do të vërtetohen, atëherë ai do të përballet me drejtësinë.


Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Mashtruan për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk

Mashtruan për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro, arrestohet 38-vjeçari nga Tirana dhe një turk